Begaj pret kreun e Fondacionit “Maarif”: Turqia, partner i rëndësishëm edhe në arsim

Presidenti Begaj pret delegacionin e fondacionit arsimor turk “Maarif”, të kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion të fondacionit arsimor turk “Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün, kryetar i Përgjithshëm i këtij fondacioni.

Presidenti Begaj vlerësoi misionin e këtij fondacioni që, sikundër e tregon edhe emërtimi i tij, do të thotë “ndriçim i mendjes përmes arsimit”.

Presidenti përgëzoi Akgyn për arritjet e deritanishme në Shqipëri, duke ndërtuar një cikël të plotë në edukim, nga sistemi parashkollor, në doktoratë.

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion të fondacionit arsimor turk “Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol Akgün

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë si partner mjaft të rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, tema që u prekën edhe gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Recep Tayyip Erdogan.

“Investimet në arsim janë gjithmonë të mirëpritura, por ato në arsimimin cilësor sigurisht që vlerësohen akoma më shumë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar kujdesin e këtij fondacioni në ngritjen e shkollave me infrastrukturë dinjitoze, por edhe me investim në përmbajtjen dhe kërkimin shkencor.

Presidenti Begaj theksoi se “hapja e ardhshme e degës së Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, që u premtua nga Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij, do të rriste më tej standardet e arsimit në Tiranë.

Fondacioni Turk Maarif operon në mbi 55 vende të botës. “Maarif Albania” administron një rrjet shkollash të shtrirë në tri qytete: Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. “Maarif Tirana Campus”, “Neë York Schools” (shkollë 9-vjeçare dhe e mesme), si dhe kopshti “Maarif Farm Kindergarten”.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Tayyar Kagan Atay.

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë