Veliaj: Pas suksesit në kampionatet evropiane dhe lojërat olimpike, më shumë mbështetje për “Sport Klub Tiranën”

Klubi Sportiv “Tirana” synon të ruajë emrin, reputacionin dhe historinë e tij, duke ndjekur rrugën e suksesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.


Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sportistëve të Klubit Sportiv “Tirana” në kampionatet evropiane dhe Lojërat Olimpike, ku lojtarët e klubit kanë fituar medalje, një epokë e re po fillon për këtë institucion të rëndësishëm sportiv.

 

Bashkia e Tiranës ka vendosur të transformojë statusin e klubit në organizatë jofitimprurëse, duke e përshtatur atë me standardet bashkëkohore të menaxhimit dhe zhvillimit të sportit.

 

Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

 

“Tirana u bë temë e ditës sepse tre mundësit fantastikë që garuan në Paris, dy prej të cilëve sollën medalje olimpike për herë të parë, jo vetëm për Klubin e Tiranës, por edhe për Shqipërinë. Kjo solli më shumë vëmendje te Klubi i Tiranës. Shumë prej klubeve kanë bërë kalimin në shoqatë, si mundësi për të marrë financime nga kompani private dhe sponsorë komercialë, prandaj po bëjmë të njëjtën gjë me Klubin e Tiranës. Bashkia e Tiranës do vijojë të mbetet mbështetësi kryesor i klubit të Tiranës, por kalimi në një qendër, siç kanë bërë gjithë klubet e tjera private, na jep shumë më shumë mundësi për ta fuqizuar, për t’i dhënë më shumë financa, sipas performancave dhe arritjeve të lojtarëve të klubit”, tha Veliaj.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se të gjitha asetet dhe pasuritë e përdorura nga Klubi Sportiv “Tirana” do të transferohen te qendra e re, duke siguruar që klubi të vazhdojë aktivitetet e tij pa ndërprerje dhe të ruajë titujt e arritur ndër vite.

Ky transformim pritet të forcojë më tej pozicionin e klubit në arenën sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa klubit do t’i ofrohen mbështetje financiare nga buxheti i Bashkisë për periudhën 2025-2027.

Me këtë ndryshim, Klubi Sportiv “Tirana” synon të ruajë emrin, reputacionin dhe historinë e tij, duke ndjekur rrugën e suksesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lexo më shumë nga

Cirku italian në Berat, akrobatët dhurojnë spektakël për fëmijët e të rritur

Prej disa ditësh qyteti i Beratit është ndriçuar nga dritat magjike të cirkut italian “Marina Ofrei”.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Cirku italian në Berat, akrobatët dhurojnë spektakël për fëmijët e të rritur

Prej disa ditësh qyteti i Beratit është ndriçuar nga dritat magjike të cirkut italian “Marina Ofrei”.