“Statujat e qytetit me shi”

Nga libri poetik “Britmat e muzgut modern”, 2021


Nga Marash Mirashi

STATUJAT E QYTETIT ME SHI

Në këtë qytet, shiu i imtë
njësoj i lag statujat, si njerëzit
por ato nuk i ngrenë sytë nga qielli
e nuk ëndërrojnë kurrë
ndërrimin e motit.

I çudit statujat sjellja njerëzore
me çadra mbi kokë, zhurmat e makinave…

Mbi buzët e bronxëta
u shaqet befas
Një qeshje e lehtë ironike

Një tingull kambane nga kisha tej Lanës
vjen tek busti i Papa Vojtilës…
Një shi i çuditshëm
mbi supe bronxi
vazhdon të bjerë mërzitshëm.

Njerëzit kanë nisur t’u ngjajnë statujave
që nuk e endërrojnë ndryshimin e motit
të mbytur në kafene,
thashetheme, kotësi
në këtë qytet
me jetë monotone
nën shi…

***

– nga libri “Britmat e muzgut modern”, 2021

Lexo më shumë nga

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.