Pas suksesit me Lihtenshtajnin, Shqipëria U-19 zbret në fushë për provën e radhës ndaj Turqisë

Pas dy miqësoreve të suksesshme me Lihtenshtajnin, Kombëtarja shqiptare U-19 zyrtarizon dy ndeshje të tjera miqësore për muajin shtator ndaj Turqisë.


Pas dy miqësoreve të suksesshme me Lihtenshtajnin, Kombëtarja shqiptare U-19 zyrtarizon dy ndeshje të tjera miqësore për muajin shtator ndaj Turqisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord që këto dy takime miqësore të luhen në Turqi në muajin e ardhshëm.

Ndeshja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj është programuar të luhet më 6 shtator në ora 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në ora 16:00.

Kombëtarja kuqezi U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi më 2 shtator. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Julian Ahmataj.

 

Pak ditë më parë, Shqipëria U-19 luajti dy miqësore kundër Lihtenshtajnit, ku siguroi dy fitore me goleada. Qëllimi kryesor i këtyre ndeshjeve miqësore është jo vetëm kolaudimi i grupit përfundimtar që do të impenjohet në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-19, ku kuqezinjtë do të synojnë kalimin në ‘Elite Round’, por edhe rritja e moralit të skuadrës dhe fryma për fitore.

Shorti i UEFA-s i ka pozicionuar kuqezinjtë në Grupin 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, teksa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2024.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese, kurse faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Rumani në vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë nga

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.