Balluku-Muzhaqi: Kodimi, mundësi të shumta punësimi për të rinjtë

16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit


16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit, ndërsa realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që ndoqën këtë kurs intensiv ishte e pranishme zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, si dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Në bisedën me të rinjtë, zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha dijet që morët t’i vini në zbatim, sepse nuk ka qenë një kurs i thjeshtë disa javor, ka qenë pothuajse një vit i tërë shkollor. Ju jeni impenjuar, keni investuar, qeveria ka investuar, donatorët kanë investuar, ka pasur impenjim edhe nga trajnerët, kështu që ju duhet patjetër që këto dije që morët të filloni t’i vendosni në jetë”, u shpreh Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se për qeverinë shqiptare inovacioni ka një vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim është ngritur edhe Agjencia e Inovacionit, e cila tashmë ka nisur të japë edhe rezultatet e para.

“Duke pasur parasysh këtë prioritet të qeverisë shqiptare për t’i dhënë inovacionit zë, për ta mbështetur me logjistikë dhe infrastrukturë, duke mbushur radhët me të rinj dhe të reja, unë do të thoja që pikërisht ky nukël prej 16 dibranësh të ketë mundësi që të fillojë dhe të ushtrojë dijet që mori edhe pranë bashkisë, edhe pranë institucioneve shtetërore, edhe vetë ju si individë me ide të reja me start-up”, deklaroi Balluku.

Nga ana e saj Muzhaqi, theksoi se përmes këtij kursi tashmë të rinjtë kanë zgjeruar njohuritë e tyre duke pasur mundësi akoma më të mëdha për punësim.

“Fakti që tani kemi 16 të rinj të mirëpërgatitur, që janë gati për tregun e punës, një pjesë e tyre kishin dëshirë për pjesën e teknologjisë, ndërsa një pjesë tjetër donin të provonin një fushë të re dhe tani që kanë pasur këtë mundësi të provës, besoj që do kenë edhe më shumë akses në tregun e punës. E mira e këtij tregu është që edhe nga këtu nga qyteti mjafton lidhja e internetit dhe ti direkt mund të punosh për tregun botëror, nuk është e thënë që të punosh vetëm për tregun lokal që ne jemi mësuar të bëjmë në shumë profesione të tjera”, tha Muzhaqi.

Për kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu, bashkia do të mbështesë të rinjtë që kanë ide inovative dhe duan ti venë në zbatim ato. (ATSH)

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor