KOKSH nderon me Urdhra Olimpikëtre sportistë legjendarë të Flamurtarit

U nderuan Viktor Papavangjeli në basketboll, Niko Zguro në Mundje dhe Kastriot Malaj në atletikë


Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbajti në Tiranë Asamblenë e 30-të të Përgjithshme.

Në fjalën e tij presidenti i KOKSH, Fidel Ylli e vendosi theksin tek angazhimet dhe projektet e realizuara nga KOKSH, te diplomacia sportive dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, mbështetja e sportistëve elitarë dhe federatave, si edhe pa dyshim, përgatitjet dhe synimet që Team Albania do të ketë për Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Gjatë Asamblesë u miratua dhe anëtarësimi i 2 Federatave dhe 4 Shoqatave Sportive.

U miratua zgjedhja e anëtares më të re të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës (KVE), si edhe u votua pranimi i 11 arbitrave të KAS.

Për kontribute të veçanta në sport, Asambleja ka nderuar me Urdhrat Olimpikë, 3 sportistët legjendarë të Flamurtarit të Vlorës, Viktor Papavangjeli në basketboll, Niko Zguro në Mundje dhe Kastriot Malaj në atletikë (hedhje shtize).

Lexo më shumë nga

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…