Ylli merr pjesë në ceremoninë “European City of Sport” në Itali

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, në cilësinë e Presidentit të Nderit të ACES Europe për Ballkanin, ishte i ftuar special në ceremoninë Gala “European City of Sport”, të zhvilluar në Sallën e Nderit të Komitetit Olimpik Italian (CONI).

Fidel Ylli zgjidhet President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, është zgjedhur President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit, me propozim të presidentit të kësaj organizate, Gian Francesco Lupatelli.

Eksperti kinez i pingpongut Feng Zhe nis programin e trajnimit për sportistët dhe trajnerët

Ceremonia prezantuese u zhvillua në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në prani të ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, sekretarit të përgjithshëm të KOKSH, Gerti Shima, dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Krenar Dila.

Olimpiku Special rrëmben tri medalje për Shqipërinë në “Malta Open 2026”

Notarët e Olimpikut Special Shqiptar përfaqësuan për herë të parë Shqipërinë në “Malta Open 2026”, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke u rikthyer me 1 medalje ari dhe 2 medalje argjendi.

Shqipëria fiton 18 medalje në Kampionatin Botëror të Muaythai-t, në Deçan

Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përfaqësuesit shqiptarë siguruan dy medalje ari, nëntë argjendi dhe shtatë bronzi në disiplinat e Muaythai-t.

Ylli prezanton projektin “Tirana Olympic City” në takimin me këshilltarin global Almohanad Alzooaabe

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar gjyqtarin olimpik dhe këshilltarin global për investimet sportive, Eng. Almohanad Alzooaabe, me të cilin diskutoi mbi projektin “Tirana Olympic City”, të cilësuar si një nga nismat më ambicioze për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Ylli merr pjesë në Asamblenë e 55-të të Komiteteve Olimpike Evropiane në kuadër të KOKSH

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli po merr pjesë në punimet e Asamblesë së 55-të të Përgjithshme të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit olimpik kontinental.

Ylli në Lojërat Aziatike të Plazhit në Kinë, në fokus bashkëpunimi sportiv ndërkombëtar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Kinë, ku ndodhet si i ftuar special në kuadër të Lojërave Aziatike të Plazhit.

Ylli në Romë: Mbështetje italiane për ngritjen e Komitetit Paralimpik të Shqipërisë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Komitetit Paralimpik të Italisë, ku u prit nga presidenti Marco Giunio De Sanctis.

Presidenti i KOKSH takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo.