Gonxhja: Përfaqësues të MEKI, trajnim studimor mbi strategjitë e Inovacionit në Izrael

Gjatë këtij trajnimi profesional do të vizitohen insitucionet elitë izraelite të sektorit të Inovacionit, Teknologjisë dhe Zhvillimit në qytetet e Haifa, Tel-Aviv, Jerusalem.


Specialistë, ekspertë e drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) në Shqipëri, si edhe nga Agjencia për Inovacion e Kosovës morën pjesë në “Study Tour on Israeli Innovation Strategies”, një trajnim studimor mbi strategjitë e Inovacionit në Izrael.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, fokusi do të jetë në marrjen e eksperiencave për ndërtimin e strategjisë proaktive për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri e Kosovë, duke marrë shembull praktikat më të mira në këtë fushë dhe duke patur parasysh se Izraeli ka dëshmuar rolin e tij si lider dhe aftësinë e tij për të shndrruar idetë në procese dhe shërbime efikase e inovative, të cilat kanë sjellë risi e përmirësime të dukshme dhe të qëndrueshme në fusha të ndryshme si në arsim, infrastrukturë, ekonomi, financë, bujqësi, turizëm, kulturë, etj.

“Njëkohësisht, mësojmë për një kuptim gjithëpërfshirës të sistemit të inovacionit në Izrael, zbatimin e tij në adresimin e sfidave të zhvillimit, së bashku me aftësitë praktike për të iniciuar dhe mbështetur projekte me impakt ekonomik dhe social”, theksoi Gonxhja.

Ky program trajnimi 1-javor mundësohet nga MMASHAV – Agjencia Izraelite për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe MTCT-MASHAV The Golda Meir Carmel Training Center – Qendra e Trajnimeve Carmel.

Kjo agjenci fokuson aktivitetet në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe “trajnim e trajnerëve” duke ndarë me vendet e tjera, përvojën, eksperiencën si dhe teknologjitë inovative dhe metodologjitë avangard të provuara, nënvizoi Gonxhja.

Gjatë këtij trajnimi profesional do të vizitohen insitucionet elitë izraelite të sektorit të Inovacionit, Teknologjisë dhe Zhvillimit në qytetet e Haifa, Tel-Aviv, Jerusalem.

Nëpërmjet këtij programi gjithashtu do të ngrihen ura të reja bashkëpunimi mes vendeve tona në këtë sektor strategjik e prioritar, shtoi Gonxhja, i cili falënderoi ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg. (ATSH)

“Apolonia e Ilirisë, 100 vite kërkime arkeologjike franko-shqiptare”, Kumbaro në Senatin Francez

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mbajti fjalën e saj përshëndetëse në Senatin Francez

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Apolonia e Ilirisë, 100 vite kërkime arkeologjike franko-shqiptare”, Kumbaro në Senatin Francez

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mbajti fjalën e saj përshëndetëse në Senatin Francez