Chen Nan, integrimi i hieroglifëve të lashtë në zhguaj e kocka me dizenjimin modern


Shkrimi në zhguaj e kocka është forma më e hershme e hieroglifëve kinezë dhe ka një histori prej 3600 vjetësh. Në atë kohë, paraardhësit e kinezëve gdhendën simbole të shkruara në zhguaj breshke ose kocka kafshësh, për të regjistruar jetën shoqërore dhe për të transmetuar informacione. A ka mundësi që ky stil i lashtë shkrimi të rigjallërohet edhe në jetën moderne?


“emoji” me hieroglifët në zhguaj e kocka, të krijuar nga Chen Nan / foto nga “ad.tsinghua.edu.cn”

Chen Nan, profesor në Shkollën e Arteve të Bukura pranë Universitetit Tsinghua, dha një përgjigje pozitive. Ai jo vetëm krijoi tipat e parë të shkronjave në botë të dizenjuar sipas hieroglifëve në zhguaj e kocka, por edhe i ktheu këta hieroglifë në “emoji” për celular dhe në figura të animuara. Nëpërmjet një sërë krijimesh artistike dhe zhvillimesh të dizenjimit, ai jo vetëm e bën të lehtë që të rinjtë ta bëjnë të vetën këtë formë të lashtë të shkrimit, por gjithashtu i ka promovuar botës artin e dizenjimit të hieroglifëve në zhguaj e kocka dhe është përpjekur ta integrojë atë në jetën moderne.

Duke folur për rëndësinë e hieroglifëve në zhguaj e kocka në jetën moderne, Chen Nan tha: “Vlera e hieroglifëve kinezë është shumë më e madhe se roli i tyre si bartës grafikë për të dhënat e shkruara, gjë që ka qenë gjithmonë kështu që nga kohët e lashta. Hieroglifët kinezë janë përdorur në çdo hallkë të jetës së përditshme, përfshirë veshjet, ushqimin, strehimin dhe transportin, si flamuri ushtarak, uniforma ushtarake apo hieroglifët e përdorur për dasmat si 喜 (xǐ), 福 (fú), 寿(shòu )etj. Mund të themi se kinezët e lashtë jetonin në një mjedis hieroglifësh dhe pothuajse çdo zbukurim ka të bëjë me hieroglifët.” Ai është i mendimit se vetë hieroglifët kinezë janë simbole të rëndësishme kulturore dhe kultura kineze e mbartur nga hieroglifët kinezë duhet të bëhet më e afërt me jetën e përditshme të njerëzve.


foto nga “ad.tsinghua.edu.cn”

Qëllimi origjinal: eksplorimi i kulturës së lashtë me dizenjimin modern
Chen Nan filloi kërkimin dhe krijimin e “dizenjimit digjital të hieroglifëve në zhguaj e kocka” që nga viti 1999. Gjatë kërkimeve të tij, Chen zbuloi gradualisht se hieroglifët në zhguaj e kocka, shkrimi më i lashtë dhe më misterioz në Kinë, mbajnë mençurinë romantike të kinezëve të lashtë.

“Dallimi më i madh midis hierogrifëve të lashtë kinezë dhe atyre të sotëm është se hieroglifët kinezë para tipit ‘xiaozhuan’ (tipi i hieroglifëve në vulë të vogël) mbajnë shumë vëzhgime të njerëzve të lashtë për natyrën, duke u bërë më vonë piktograme dhe semasiografe”, tha Chen. Ata janë shumë të drejtpërdrejtë, çdo fjalë është si një pikturë e vogël, me një romancë të lashtë dhe shërben si një miniaturë e asaj epoke. Kjo është shumë magjike për njerëzit e sotëm. Kështu Chen i quan hieroglifët në zhguaj e kocka “një kamerë të dinastisë Shang”, d.m.th. nga këta hieroglifë mund të shihen bujqësia, ushtria, mjekësia dhe stilet e tjera të kohës.


foto nga “ad.tsinghua.edu.cn”

Në vitin 2017 u publikua grupi i parë në botë i shkronjave të dizenjuara në bazë të hieroglifëve në zhguaj e kocka, i projektuar nga Chen Nan. Ai integron të menduarit modern të dizenjimit me artin e kaligrafisë së hieroglifëve në zhguaj e kocka, duke zgjeruar shumë kufijtë e integrimit të së lashtës dhe modernes.

Qëllimi i Chen Nan nuk mbetet kaq. Ai tha: “Si edukatorë, kemi përgjegjësinë të mos sakralizojmë ose të mos mistifikojmë kulturën tradicionale kineze.” Ai shpreson se hieroglifët në zhguaj e kocka mund të bëhen një prirje, jo vetëm një lëndë.


Foto nga “China Daily”

Vazhdoni të inovoni në bazë të mësimit nga e kaluara

Sipas Chen Nan-it, për vijimin e një kulture, duhet siguruar jo vetëm saktësia e saj, por edhe elasticiteti e novacioni.

Në bazë të këtij koncepti, ai shkroi librin “Historia e dizenjimit të hieroglifëve kinezë”, që është vepra e parë profesionale për të shpjeguar historinë e krijimit të hieroglifëve kinezë nga këndvështrimi i dizenjimit. Chen Nan tha se ai paraqiti në libër një linjë për të pasqyruar historinë evolucionare të hieroglifëve kinezë. “Në fakt, hieroglifët kinezë kanë qenë në harmoni me përparimin e shkencës dhe teknologjisë, edhe deri më sot, dhe mund të thuhet gjithashtu se ata janë përshtatur gjithmonë me ndryshimet në shkencë dhe teknologji. Për shembull, hieroglifët e parë u gdhendën mbi kocka, pastaj në enë të bronzta dhe më vonë me furçë e bojë në fletë bambuje, dhe kështu u shpik edhe letra, pastaj edhe shtypja me bllok druri, me kallëpe shkronjash, deri te mjetet e ndryshme të sotme, si kompjuterat etj.


Faqet nga libri “Historia e dizenjimit të hieroglifëve kinezë”/ foto nga “China Daily”

Megjithatë, Chen Nan gjithmonë ka theksuar se digjitalizimi nga kompjuteri nuk ka ndikuar në zhvillimin e hieroglifëve kinezë. Ai parashikon se pas njëqind vjetësh ndosha celular mund të zhduket në jetën tonë, por vizatimi dhe kaligrafia kineze do të ekzistojnë patjetër, sepse kultura trashëgohet.

Sipas tij, sa më shumë të lidhen me shoqërinë informative, aq më shumë mund të tregohet gjallëria e fortë e hieroglifëve të lashtë kinezë.


Suveniere të dizenjuar me ikona të hieroglifëve në zhguaj e kocka / foto nga “China Daily”]

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

“Kërkova pak dritë”

"Kërkova pak dritë / Dhurova pak dritë / Jetova për me qenë dritë"

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Kërkova pak dritë”

"Kërkova pak dritë / Dhurova pak dritë / Jetova për me qenë dritë"