Politika e jashtme e Kinës bazohet në ekuilibrin dhe harmoninë njerëzore!

Roli i Kinës për shuarjen e konfliktievedhe rivendosjen e rendit është i domosdoshëm


Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Nassim Nicolas Taleb shkruan se “Politika e jashtme e Kinës, deri më tani, duket më pak shkatërruese se modeli i vjetruar anglo-amerikan. Ata përpiqen t’i bëjnë palët të shkojnë mirë, si Irani dhe Arabia Saudite (ose fraksionet e ndryshme palestineze); Ndërsa modeli anglo-amerikan konsiston në mbështetjen e njërës anë kundër anës tjetër. Kjo është e jashtëzakonshme”.

Pikërisht këtë qasje dhe atribut të politikës së jashtme të Republikës Popullore të Kinës e kam menduar vazhdimisht, sa herë më është dashur ta krahasoj atë me politikën e jashtme të disa Fuqive të tjera të Mëdha. Kam përshtypjen se jo vetëm Kina, por edhe Fuqitë e tjera rajonale aziatike kanë një model të ndryshëm në ushtrimin e politikës së jashtme, bazuar në ekuilibër më të avancuar sesa disa fuqi perendimore. Besohet se kësaj kategorie i përket edhe politika e jashtme e Republikës Turke, pavarësisht se ajo është anëtare e NATO-s.


Takohen liderët Kinë-Francë-BE /Xinhua

Taleb merr si shembuj dhe analizon raportet e Kinës me aleatët, me palë të ndryshme në konflikt, me kundërshtarë dhe rivalë e më në fund shkruan në mënyrë krahasuese diferencën në politikën e jashtme të të mëdhenjve të botës së sotme: – Kina punon për ekuilibër, harmoni, pajtim dhe paqe. Këtë dëshiron të thotë filozofi dhe studiuesi i shquar. Ndërsa SHBA-të duan ta bëjnë paqen duke mbështetur një palë dhe diku iu kundërvënë një pale tjetër. E nëse i përmbahemi filozofisë, atëherë mësojmë se ekuilibri krijon harmoninë, harmonia paqen, ndërsa të gjitha këto bazohen te logjika e arsyetimit dhe e vendimmarrjes! Prishja e këtij ekuilibri dëmton paqen e harmoninë dhe shkakton luftëra e konflikte të shumta.

Por kjo vjen nga një arsye. Fuqitë e Mëdha tradicionale si SHBA-të, Rusia, Franca e deri diku edhe Britania e Madhe kanë krijuar steriotipe sundimi dhe imponimi në planin kontinental ose global bazuar në psikologjinë e fuqisë që ato përfaqësojnë. Të qenit për shekuj e dekada ndër më të fuqishmit e botës i ka bërë disa prej këtyre vendeve të ushqejnë besimin se duke përkrahur një palë dhe kundërshtuar ashpër pa asnjë lloj kompromisi një palë tjetër, munden të realizojnë interesat e tyre jetike në glob. Sigurisht që ky besim nuk ka ardhur ashtu së koti. Ka patur efekt imponimi sipas formulës kundër dhe pro. Megjithatë ai ekuilibër ka qenë gjithmonë i përkohshëm dhe jo afatgjatë. Dhe natyrshëm nuk mund të ishte ndryshe derisa filozofia (Immanuel Kant) përcakton se “një paqe e imponuar është parathënia e një konflikti të ardhshëm”!


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri bisedime me presidentin e Kinës, Xi Jinping /Xinhua

Me këtë arsyetim logjik do të duhej p.sh të shihej edhe pozicioni i Republikës Popullore të Kinës sa i përket vatrave të sotme të konfliktit në Ukrainë dhe në Gaza. Në këtë kuptim qëndrimet kineze në politikën e jashtme marrin kuptimin e arsyes logjike në funksion të harmonisë njerëzore. Këtë tipar dallues të politikës së saj e shohim edhe në trajtimin e dy konflikteve të sotme të mëdha, në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Javën që po mbyllet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte për vizitë në Pekin dhe zhvilloi bisedime me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Ndërkaq duhet besuar se vendet jo koloniale, si Kina, nuk kanë përvojën e sundimit sipas parimit „Përça e sundo”! Pikërisht nga këtu fillon edhe qasja e sotme e Republikës Popullore të Kinës në marrëdhëniet ndërkombëtare e sidomos ndikimi e veprimi i saj për zgjidhjen e vatrave të konfliktit, bazuar në balance dhe qëndrime të paanshme. Është e natyrshme që pozicionimi në këtë aspekt të japë kreditë në ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizave dhe vatrave të konfliktit. Ukraina dhe Gaza janë sot dy prej tyre, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm.

Është folur e përfolur shumë sa i përket vizitës ës fundit të presidentit rus në Pekin. Konotacionet negative për krijimin e dy blloqeve ushtarake e politike në konflikt të tipit të Luftës së Ftohtë apo të nxehtë besoj se janë të paarsyetuara, të pabaza dhe hipotetike.


Përfaqësuesit e Iranit dhe të Arabisë Saudite bënë dialogun në Pekin/Ministria e Jashtme e Kinës

Por nëse e shohim në thelb vizitën dhe marrëdhënien midis tyre atëherë natyrshëm mund të dallojmë diferencat midis tyre, veçmas sa i përket zhvillimeve të sotme i edhe për luftën në Ukrainë ata kanë diferencat midis tyre. Ndërsa Republika Popullore e Kinës përmbahet principeve të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, Federata Ruse praktikisht ndodhet në skalionin e destabilizimit të paqes dhe të rendit botëror. Ndaj dhe roli i Kinës për shuarjen e konfliktit dhe rivendosjen e rendit është i domosdoshëm. Ndërmjetësimet e paqes nuk mund t’i bëjnë Fuqitë e Mëdha që luajnë sipas formulës “Ose mik, ose armik i imi”!

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.