Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

Kryeministri Edi Rama bëri me dije krijimin e një force të re të inspektorateve, autonome, të shkëputur nga ministritë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit


Kryeministri Edi Rama bëri me dije krijimin e një force të re të inspektorateve, autonome, të shkëputur nga ministritë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, në Shtëpinë e Biznesit, ku u prezantuan hapat kryesore që do të ndërmerren në reformën e inspektimeve. Kjo reformë bëhet për të ndërtuar një sistem të bazuar në bashkëpunim, në transparencë, vetëdeklarim, jo në penalizime, por në lehtësi të të bërit biznes dhe në garantimin e konkurrencës së lirë.

Rama tha se inspektimet aktualisht janë pikë e dobët pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Presioni i korrupsionit, shtoi Rama, vazhdon të jetë një presion që nuk mundet dot të justifikohet sepse sot jemi në një fazë që mund të bëjmë një kapërcim tjetër.

“Një reformë e inspektorateve dhe një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre, një bashkim i një sërë funksioneve që sot janë të ndarë, çdo funksion një inspektorat në një grup inspektoratesh dhe një shkëputje e inspektorateve nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit. Të krijojmë bazën për një fazë të re në këtë drejtim duke ndryshuar dhe qasjen por edhe përmbajtjen në të gjithë kornizën e shtetit, të figurës së inspektorit dhe duke e kaluar këtë në një status të ri, siç është statusi që kanë doganat apo një pjesë e sistemit të tatimeve apo shërbimi civil”, tha Kryeministri.

Ai shtoi se ky trup nuk do të jetë një trupë që do të ketë dhe gurin dhe arrën.

“Pra, nuk do të jetë një trupë që edhe do të vendosë gjobat dhe marrë në shqyrtim ankesat. Marrja e ankesave do të bëhet edhe me pjesëmarrjen e komisioneve të apelimit të përfaqësuesve të biznesit në mënyrë transparente dhe sa më kolegjiale për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet dot kaq lehtësisht ku përgjithësisht komisionet e apelimit lënë në fuqi vendimet e marra më parë nga inspektorët”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.