Ibrahimaj: Inspektimi i biznesit, sistem i bazuar në vetëdeklarim dhe jo në penalizime

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në takimin mbi “Thellimin e gjithanshëm të shtetbërjes si rruga e sigurtë edhe kundër korrupsionit”, me pjesëmarrjen e Kryeministri Edi Rama


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në takimin mbi “Thellimin e gjithanshëm të shtetbërjes si rruga e sigurtë edhe kundër korrupsionit”, me pjesëmarrjen e Kryeministri Edi Rama, që u zhvillua në Tiranë tek Piramida, Shtëpia e Biznesit.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se kryefjala është inspektimi si shtyllë kryesore e marrëdhënieve mes shtetit dhe biznesit.

“Tre janë kolonat kryesore të këtij procesi: regjistrimi, licencimi; kolona e dytë, raportimi ndaj shtetit dhe kolona e tretë, inspektimet. Sa i përket dy të parave ne kemi bërë shumë punë në lehtësimin e procedurave që biznesi duhet të bëjë për regjistrimin licencimin, por ecuri pozitive kemi dhe sa i takon procesit të digjitalizimit të tyre me qëllim që marrëdhënia mes shtetit dhe biznesit të jetë sa më e lehtë”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, synimi është bashkëpunimi përmes sistemeve, për reduktimin e procedurave, lehtësimin e të bërit biznes dhe uljen e korrupsionit. “Gjithashtu edhe përmes digjitalizimit kemi ulur kohën e raportimit për biznesin. Por puna ka qenë e pamjaftueshme për kolonën e tretë, atë të inspektimeve”, theksoi ajo.

“Sot bizneset shqiptare duan të garantojnë standarde, konkurrencë të pastër dhe janë të bindur drejt vetë deklarimit dhe kulturës për të respektuar ligjin, sepse kështu do të kemi akses drejt BE dhe zhvillimit. Në këtë kontekst duam t’ju prezantojmë reformën që do të ndërmarrim në fushën e inspektimeve. Ku duam të ndërtojmë një sistem që është i bazuar në bashkëpunim, transparencë dhe vetëdeklarim dhe jo në penalizime. Kemi menduar që për vetëdeklarimin, inspektimet do të jenë të përqendruara drejt rritjes së performacën dhe kritereve të riskut. Duam të ndërtojmë një databazë me kriteret e riskut, ku çdo biznes do të ketë pikëzimin e vet dhe do ti shërbejë të gjitha inspektoriateve kjo databazë për të bërë planet e tyre të punës. Nga ana tjetër do të rrisim informimin e bizneseve për kriteret që duan të përmbushin. Pra jo gjobë po vetëm këshillim herën e parë. Ndërkohë do të ngremë Komisione apelimi të përbashkëta me përfaqësuesit e biznesit dhe të ndara nga trupat e inspektimit ku të dëgjohet zëri i tyre për çdo sqarim”, deklaroi Ibrahimaj.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…