Rama: Shqiptarët, fuqi e madhe ekonomike në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.

I pyetur për se pse zgjodhi Greqinë si etapën e parë të takimeve të tij me diasporën pasi nëse do e bënte në Milano nuk do i interesonte asnjë gazete italiane, Rama u shpreh se, “atë nuk e dimë. Nuk do t’i interesojë nga pikëpamja që a të vijë a të mos vijë, por a do t’i interesojë për ta nxjerrë apo jo, këtë do ta shohim”.

“Nuk e ka sjellë koha këtë. Kanë ndryshuar disa gjëra shumë të rëndësishme. Që koha t’i sjellë gjërat duhet që individët ta vënë kohën në rendin e ditës. Sepse koha ka kohë që ka sjellë edhe zgjidhjen e këtyre çmendurive. Koha ka kohë që e ka sjellë që duhet të hiqet ligji i luftës, pse nuk hiqet? Sepse duhen individët, duhen forcat, duhen vullnetet që të bëhen bashkë. Domethënë që Shqipëria ka gjetur forcën, ka gjetur individët, ka gjetur dhe individin që arrin të bëjë disa gjëra që deri dje as nuk mund të imagjinoheshin”.

I pyetur nëse ka folur me qeverinë greke për pronat shqiptare, Rama tha se, “këto janë të gjitha gjëra që ne i kemi vendosur në tavolinë. E përsëris unë kam besim dhe nuk e them kot, pas zgjedhjeve evropiane, kryeministri, i cili këtu ka një shumicë të fortë, kemi ngjashmëri që i kemi opozitat të ngjashme në aspektin e fuqisë së tyre, dhe do të ketë 3 vjet përpara dhe unë besoj që ne kemi të gjithë kohën e nevojshme që t’i zgjidhim këto gjëra sepse mund të kishim bërë gjëra të jashtëzakonshme në këto 30 vite, për të mirën e 2 vendeve, për të mirën e dy shteteve për të mirën e dy popujve, ndërkohë jemi marrë e lagu s’e lagu”.

I pyetur nëse lidhje takimi në Athinë me 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, Rama u shpreh se, “unë di përvjetorin e Çlirimit, unë di përvjetorin e Pavarësisë, unë di 5 majin, unë di ditën e Fëmijëve në 1 qershor. Por tani unë s’di kur e ke ti ditëlindjen, do di tani përvjetorin. Nuk është çështje për ne, është çështje që pala greke e konsideron çështje”.

I pyetur nëse ishte provokim zgjedhja e Athinës për ta filluar këtë tur, Rama tha se, “pse provokim? Kjo është gjëja më e natyrshme. Populli shqiptar dhe populli grek kanë qenë siç i themi ne në atë shprehjen shqipe “bdheb” ngjitur dhe nuk kanë pasur kurrë probleme dhe për më tepër ne kemi histori mijëvjeçarë këtu në këtë pellg të Evropës. Kështu që është e natyrshme që kemi dhe këtë fuqi të madhe këtu që është një fuqi pavarësisht që mund të jetë një fuqi jo si ajo e shqiptarëve të Italisë, por është fuqi ekonomike këtu për Greqinë. Nuk bën dot Greqia pa shqiptarët. Sikur ta abstragosh për një moment që t’i heqësh shqiptarët nga këtu Greqia nuk merr dot frymë. Janë fuqi e madhe pune, janë fuqi e madhe të ardhurash, janë fuqi e madhe shqiptarët këtu”.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…