“Gjurmë të estetikës shpirtërore”

Përmbledhja me tregime “Dy gratë e një burri”, i autores Laura Olldashi


Nga Prof. Behar Gjoka

Përmbledhja me tregime “Dy gratë e një burri”, i autores Laura Olldashi shënon librin e tretë të prozës së shkurtër, po kaq ky tekst materializon edhe shenjën e përzgjedhjes, të përbërë me tregime nga dy librat e parë, të cilat janë bashkëlidhur me proza të shkruara në këtë kohë. Titulli befasues i librit, që përfaqëson një metaforë e pazakontë, vetiu të vë në mendime, njëherit madje fare padashtas, te lexuesi i shkujdesur, nxit fantazinë e keqkuptimit, ndonëse tekstet dhe nëntekstet e lëndës së kësaj proze, formësojnë dhe shqiptojnë pezullinë e ngritur shpirtërore, që anësohet nga kërkimi i vlerës artistike.

Limfa përbashkuese e prozës autoriale, një tipar shkrimor që bartet në këtë libër, është endja e prozës së gjendjes së ngritur shpirtërore, të një shenje tepër impresionuese, që ndërkaq e zbeh ndjeshëm praninë e fabulës, duke e futur kështu shkrimin në rrafshet ligjërimore, moderne dhe postmoderne.

Shenjëzimi i përveçëm artistik, i gjendjes së lartësuar morale, në një rrekje të pranishme, për të thurur estetikën e shpirtit/shpirtrave, pra estetikën shpirtërore, është “dialogu” rrëfimor jo pak i ngjeshur, me veten dhe të tjerët, për t’u kthyer gjithnjë tek ana personale, që mëton përçimin e kumteve, melodike dhe kundërvënëse, te lexuesi.

Narrativa, që T. Todorov, më herët e pati përcaktuar si poetika e prozës, e cila shpërfaqet me dy kahje të rrokshme në tregimet e këtij vëllimi, me mbizotërim të narratorit/narratores së gjithëpranishëm dhe të narratorit të lirë (që del në pah duke ndryshuar tonin ligjërimor të mbyllur në kllapa), duke përçuar atmosferën e përndezur shpirtërore, të realitetit letrar, të hapësirës tekstologjike të prozës së shkurtër, më përtej kohëhapësirës (kronotoposit, term i M. Bahtin), duke endur kështu universin letrar, thelbësisht autorial.

Pentagrami narrativ, në thurjen e prozës, jo si përqasje, me gjasë krejt e panevojshme, të sjellë në mend një pohim të beftë të Gabriel García Márquez: “Pastaj shkrimi m’u bë aq i rrjedhshëm, saqë nganjëherë ndihesha sikur isha duke shkruar thjesht për kënaqësinë e të rrëfyerit, që mbase mund të jetë gjendja njerëzore më e ngjashme me fluturimin…”, pra të theksimit të thelbit të prozës së shkurtër, sidomos të rolit dhe pranisë së narrativës, të mishëruar në libër, e cila dukshëm qëndron në rrjetën rrafimore të endur mjeshtërisht.

Tregimet e librit, shpeshherë në materien e shtrirë letrare, spërkaten me elementë të artit të ngjyrës, të pikturës, të artit të tingullit, pra të muzikës, njëherësh të zbrazura me situime dialogjike, të replikave të forta, që realisht e shpërndërrojnë në prozë sinkretike, shumështresore, po kaq ritmike dhe metaforike, që ecën me shpejtësinë e frymimit të qenies, kur rrëfen me ankth e dashuri gjërat kaq të shtrenjta, copa të shpirtrazimit.

Materia letrare e tridhjetë e dy tregimeve, të larme nga këndvështrimi dhe parashtrimet konceptuale, në sipërmarrjen për të mbetur para së gjithash një dialogim i hapur me veten, me botën, me kohën përtejkohore, shpesh shoqëruar me vizatim karakteresh të besueshëm, në disa raste, me prani të figurave që vijnë në gjendje siluetash, që skicohen me penelim të shpejtë dhe të atypëratyshëm.

Në morinë e teksteve të librit, ku si një kurorë e endur artistikisht, do përveçoja, prozat: “Piktura, Gjendje, Ëndrrat, Dy gratë e një burri, Sonata e hënës, Ulur jashtë trupit, Rekuiem për Suhade Cakranin, Bulëza, Itinerari i senseve, Anna”, e ndonjë tjetër tregim, veçmas për sublimimin e ngjyresës së gjendjes emotive, si premisë e prozës autoriale, e po kaq si tregues të qartë të thurjes së gjurmëve të estetikës shpirtërore, shtysa parake, por edhe thelbësore të prozëshkrimit të autores.

Leximi i tregimeve të librit “Dy gratë e një burri”, pa mëdyshje një lexim i vëmendshëm, si dhe me distancë nga njëra prozë te tjetra, edhe si një tregues i kërkimit të lexuesit model, që e përmend shpesh U. Eco, me gjasë mundëson zbulimin e realitetit letrar, të endur në prozën e shkurtër, si një mëtim i dëshmisë shpirtërore dhe estetike, të përcjellë në përzgjedhjen e tregimtarisë së kësaj autoreje.

Lexo më shumë nga

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.