“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Zhvillimi i parqeve dhe zonave për zhvillim teknologjik dhe ekonomik është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.


Zhvillimi i parqeve dhe zonave për zhvillim teknologjik dhe ekonomik është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në bashkëpunim me AIC si zhvillues publik, MEKI lançoi thirrjen e para për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në Shqipëri, vetëm pak javë pasi u prezantua parku “TEDA” në Kashar.

Në këtë takim me grupet e interesit, ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIC, Elira Kokona dhe zv. ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe Sokol Duma.

““DURANA Tech Park”, është teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, tha ministrja Ibrahimaj.

Ky takim shërbeu si një thirrje drejtuar bizneseve, që ta përdorin këtë instrument në shërbim të nevojave të tyre për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri më të lartë.

Ministria thotë se lancimi i këtyre dy thirrjeve përbëjnë dy hapa historike për politikat tona qeveritare, dy zhvillime risi për ekonominë shqiptare, me dy zhvillues publik.

Ndërkohë sipas ministrisë, po vijojnë takimet me grupet e interesit për informim dhe orientim mbi këto mundësi.

“Me projekte të tilla, dhe të tjera që do pasojnë, synojmë të tërheqim investitorë, kapitale dhe njohuri në sektorët me inovator të ekonomisë. Vetëm kështu do mund të krijojmë vendet e punës cilësore të cilat kërkon dhe meriton tregu ynë i punës. Vetëm kështu mund ta transformojmë ekonominë shqiptare në mënyrë që të përballet denjësisht me konkurrencën e tregut të përbashkët evropian në të ardhmen e afërt”, shprehet MEKI.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…