13 të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Sot, Tirana është gjithmonë e më shumë kozmopolitane!

Kryebashkiaku: Marrja e pasaportës është bashkimi me një kauzë për të çuar vendin përpara.


Pas marrjes së nënshtetësisë, 13 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është bashkimi me një kauzë për të çuar vendin përpara.

“Ky moment solemn nuk është thjesht marrja e një pasaporte, por bashkimi me një kauzë, me një skuadër që ka një mision. Ky mision ka qenë shumë i vështirë në vitet ’90, kur të gjithë donin ta linin pasaportën shqiptare, të largoheshin nga vendi. Nëse shumica e vendeve të botës vuan nga ksenofobia, ne vuanim nga ksenofilia, donim çdo gjë të huaj, përfshirë edhe shtetësinë. Por, kjo ka ardhur duke ndryshuar. Sot kemi më shumë njerëz që duan të marrin shtetësinë shqiptare, se sa njerëz që e lënë atë. Sot Shqipëria dhe Tirana sidomos, është gjithmonë e më shumë kozmopolitane”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana është një qytet që po rritet dita-ditës dhe nënvizoi faktin se shtetasit më të rinj, ndryshe nga turistët që vijnë për të vizituar vendin, duhet ta shohin vendin edhe si një mundësi për të kontribuuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

“Unë jam rritur në një qytet kur në atë kohë kishte 200 mijë banorë. Sot ka mbi 1 milion. Pra, është 5-fishuar që nga fëmijëria ime. Kur shikonim një të huaj e tregonim me gisht dhe e ndiqnim nga mbrapa për të kapur një rreze të botës. Sot e gjithë bota është në Tiranë. Më parë, kur dilja nga zyra dhe përshëndesja njerëzit, ishin të gjithë shqiptarë, njiheshim të gjithë. Tani shumica janë të huaj. Është bërë shumë biznes sot me AirBnb, me hotelet dhe me reputacionin e vendit”, vijoi Veliaj.

Në fund ai tha: “Shpresoj shumë që ju të bëni gjëra për vendin, të lini gjurmë, një shenjë, duke mbjellë pemë apo duke bërë një punë vullnetare në qendrat tona sociale. Më shumë se një pasaportë, ajo është një mision me skuadrën tonë, Shqipëria.”

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…