Gonxhja: Garanci deri në 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese

Bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Sovrane për industrinë fason do të mundësojë financim për investime dhe kapital qarkullues.

“Pas një diskutimi të vazhdueshëm me sektorin, miratuam garancinë sovrane për sektorin e fasonerisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh. Kjo paketë ofron një mbulim me garanci deri në masën 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese. Si dhe mundëson financim për investime dhe kapital qarkullues, duke lejuar deri në 30% të financimit për blerjen e lëndës së pare”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese.

Marrëveshja gjithashtu, shtoi ministri, kufizon normën e interesit për kreditë dhe standardizon tarifat nga bankat, duke sjellë stabilitet dhe siguri për bizneset.

Fasoneria ka një rol të rëndësishëm në punësim dhe eksporte. Skema synon të përmirësojë aksesin në financë dhe të promovojë investime në përmirësimin e teknologjisë, si dhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. (ATSH)

Mbështetje Fasonerisë!

🧵🪡Fasoneria në Shqipëri: Garanci Sovrane për Industrinë, një risi e rëndësishme në Mbështetjen Financiare! 💼🔍

Pas një diskutimi të vazhdueshëm me sektorin, miratuam garancinë sovrane për sektorin e fasonerisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh!

Kjo paketë ofron një mbulim me garanci deri në masën 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese. Kjo do të mundësojë financim për investime dhe kapital qarkullues, duke lejuar deri në 30% të financimit për blerjen e lëndës së parë. Bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese!

Marrëveshja gjithashtu kufizon normën e interesit për kreditat dhe standardizon tarifat nga bankat, duke sjellë stabilitet dhe siguri për bizneset. 📈💰

Fasoneria ka një rol të rëndësishëm në punësim dhe eksporte. Skema synon të përmirësojë aksesin në financë dhe të promovojë investime në përmirësimin e teknologjisë, si dhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. 🌍💼

#MEKI #GaranciaSovrane #Fasoneria #ZhvillimiEkonomik

Posted by Blendi Gonxhja on Wednesday, April 10, 2024

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…