Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli nënshkruan marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit, një nismë që prek dhe lehtëson jetën akademike dhe sociale të rreth 6500 studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

Kjo marrëveshje vjen si zgjerim i bashkëpunimit të mëparshëm me Bashkinë e Tiranës dhe të tjera bashki në vend, duke u bërë kështu pjesë e një rrjeti më të gjerë mbështetjeje për studentët. Falë kësaj marrëveshjeje, studentët do të kenë akses në shërbime të ndryshme me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit.

Karta e Studentit është një mekanizëm nga e cila studentët mund të përfitojnë shumëllojshmëri shërbimesh. Bashkia e Tiranës,  Elbasanit, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës janë bashki të cilat tashmë e kanë rijetëzuar Kartën e Studentit me shërbime konkrete për studentët për të lehtësuar sadopak ndjekjen e studimeve në mënyre që të reduktojnë ato shpenzime të jetesës që lidhen me transportin publik, shërbime të ndryshme sociale, kulturore, sportive të cilat merren pa pagesë apo me tarifave të reduktuara por dhe nëpërmjet asaj që bashkitë bëjnë sot për të ndërtuar, zhvilluar dhe mbështetur kapitalin njerëzor dhe për të mbështetur kryesisht të rinjtë që është pikërisht ndërmjetësimi për punësimin.”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se Karta e Studentit është një dëshmi e angazhimit të qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkive në vend për të mbështetur studentët përmes nismave konkrete si bursat, mbështetjet financiare për degët prioritare dhe studentët ekselentë, si dhe aplikimin për kredinë studentore.

Aktualisht, në rang vendi, rreth 50 mijë studentë përfitojnë nga bursat dhe përjashtimet apo reduktimet e tarifave studimore, me një vlerë financimi prej 1.8 miliardë lekë në vit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka përfituar mbështetje financiare me bursa sa paga minimale edhe për studentët, duke theksuar vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si prioritare. Gjithashtu, këtë vit u hapën për herë të parë aplikimet për kredinë studentore, duke ofruar një mundësi të re financiare për ata studentë që nuk përfitojnë nga bursa apo mbështetje të tjera.

Përmes këtyre iniciativave dhe mbështetjes së vazhdueshme, synohet rritja e standardeve dhe konkurrueshmëria e universiteteve tona në rajon, duke përmirësuar jo vetëm ndërkombëtarizimin e tyre por edhe duke iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të tregut përmes hapjes së degëve të reja dhe programeve të përbashkëta me diploma të dyfishta.

/rtsh.al/

Tirana mikpret ceremoninë e hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana mikpret ceremoninë e hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja