Gonzato: Sistemi i përshtatshëm arsimor, motor kryesor i zhvillimit ekonomik

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) 2024 – “Aftësi për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes”


Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) 2024 – “Aftësi për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes”, u shpreh sot se “ne duhet të punojmë që njerëzit të kontribuojnë dhe të jenë aktorë ndryshimi, sot zhvillimet kanë nxjerrë në pah që puna dhe të nxënit është njësh, ndaj duhet të integrojmë politikat tona për të fuqizuar jo vetëm të rinjtë por edhe gratë edhe burrat në përgjithësi për të marrë pjesë në shoqëritë tona”.

Sipas tij, BE për vitet të tëra e ka mbështetur Strategjinë për Aftësim dhe Punësim të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për të rritur mundësi të denja për punësimin. “E kemi bërë këtë duke çelur mundësi edhe më të madhe bashkëpunimi mes institucioneve arsimore të Shqipërisë dhe BE, duke këmbyer përvoja dhe duke adresuar ndihmë të konsiderueshme financiare që ndihmon në modernizimin e sistemit të AFP në Shqipëri”, theksoi ai.

“Shqipëria ka një rini mjaft të talentuar e natyrisht të studiosh dhe të punosh në vende të tjera nuk është faktor negativ në vetvete por është pjesë e përvojës që duhet nxitur, por duhet të njerëzit që marrin përvojën nga diku tjetër ta sjellin atë në vendin e tyre për të mirën e Shqipërisë”, vuri në dukje Gonzato.

Ai u ndal gjatë fjalës së tij në aspektet e rëndësishme që prek kjo konferencë për sa i takon sfidave të sistemit të AFP-së për t’iu përgjigjur tregut të punës, rritjes së investime për forcimin e sektorit arsimor profesional dhe tregun e punës që është kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ofrimi i një sistemi arsimor të përshtatshëm është motor kryesor i zhvillimit ekonomik duke plotësuar hendeqet dhe mospërputhjet në treg, duke ulur mangësitë në tregun e punës e duke rritur produktivitetin. Gjithashtu reformat për të rritur kapitalin njerëzor janë kyç për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike me BE dhe kjo e fundit është përparësi në Agjendën e BE dhe në zemër të planit të rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE do t’ju mbështesë në përballimin e këtyre sfidave dhe po e bën këtë nëpërmjet programeve të ndryshme në partneritet edhe me aktorët e linjës. ‘BE për rininë”, ‘BE për tregun e punës’, ‘BE për përfshirjen sociale janë disa nga programet që nxitin përfshirjen edhe diversitetin me ndikim në prosperitetin ekonomik dhe social të vendit”, deklaroi Gonzato.

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.