Bashkëpunimi Shqipëri-Çeki, ambasadori Tepelena takim me ministrin Sikela
Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Ilir Tepelena, zhvilloi një takim me Ministrin e Industrisë dhe Tregëtisë, Jozef Sikela.
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilir Tepelena, zhvilloi një takim me Ministrin e Industrisë dhe Tregëtisë, Jozef Sikela.
POSTIMI I AMBASADORIT TEPELENA
Takimi i parë me një përfaqësues të Qeverisë 🇨🇿Çeke ishte pikërisht me z.Jozef Sikela, Ministër i Industrisë dhe Tregëtisë, në prag të vizitës së tij në Tiranë (25-26 Mars).
Diplomacia ekonomike dhe roli i saj në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ishte në fokus të bisedës produktive me Ministrin Sikela.
Ndamë besimin se Forumi i Biznesit si dhe takimet mes sipërmarrësve të dy vendeve në formatin B2B, me rastin e kësaj vizite, do të jenë padyshim nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si energjia, turizmi, transporti, bujqësia, etj.
Takimi i parë me një përfaqësues të Qeverisë 🇨🇿Çeke ishte pikërisht me z.Jozef Sikela, Ministër i Industrisë dhe…
Posted by Ilir Tepelena on Tuesday, March 19, 2024