“Ligjet” miratojnë unanimisht marrëveshjen me Kosovën për arsimin

Komisioni i Ligjeve ratifikoi të hënën marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit.


Komisioni i Ligjeve ratifikoi të hënën marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit. Marrëveshja ka në fokus forcimin e bashkëpunimit, duke nxitur shkëmbimet e eksperiencave më të mira.

Projektligjin tek Komisioni për Çështjet Ligjore e paraqiti zv/ministrja e Arsimit Ana Kapaj. Sipas marrëveshjes, “palët do të mbështesin një bashkëpunim aktiv të institucioneve të tyre në kuadrin e programeve arsimore të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të UNESCO-s. Palët do të inkurajojnë dhe do të mbështesin një pjesëmarrje të gjerë të mësimdhënësve, ekspertëve dhe kërkuesve shkencorë në seminare, simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara nga palët dhe do të bashkëpunojnë ngushtë në trajnimin e tyre”.

“Kjo marrëveshje mbështet shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit për organizimin e institucioneve arsimore dhe të kërkimeve shkencore në Republikën e Shqipërisë e në Republikën e Kosovës. Bazuar në këtë marrëveshje, neni 6 parashikon inkurajimin e lëvizshmërisë së studentëve në të dyja vendet. Kandidatët e interesuar aplikojnë brenda njësive përgjegjëse të secilit vend, të cilat përcaktojnë kriteret dhe modalitetet për administrimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e tyre. Palët do të ofrojnë bursa për studime, sipas kritereve të përcaktuara nga kuadri ligjor i secilës palë. Shuma totale e bursës për të dyja nivelet e arsimit të lartë do të jetë 1000 euro për vit akademik për secilin përfitues”, bëhet me dije në marrëveshje”, u shpreh Kapaj.

“Mënyra e shpërndarjes së bursave do të jetë në pajtim me legjislacionin e vendit përkatës. Numri maksimal i bursave që do të ofrohen nga secila palë është 30 bursa në vit. Për palën e Republikës së Shqipërisë, bursat e studimeve universitare jepen nga institucionet e arsimit të lartë nga fondi që u akordohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Palët ngrenë grupe ad hoc për të shqyrtuar kriteret dhe procedurat për alokimin e bursave. Palët do të punojnë së bashku për lehtësimin e procedurave për njohjen e ndërsjellë të certifikatave, diplomave, titujve dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet arsimore të të dyja palëve”, bëhet me dije në marrëveshje”, tha Kapaj.

“Për realizimin e kësaj marrëveshjeje, palët do të ngrenë grupet e punës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, të cilat do të takohen në mënyrë të alternuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim, me të cilin palët njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe do të mbetet në fuqi për një periudhë të pacaktuar kohore. Çdo mosmarrëveshje në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje zgjidhet ndërmjet palëve me mirëkuptim ose nëpërmjet kanaleve diplomatike. Kjo marrëveshjeje mund të ndryshojë me pëlqimin e ndërsjellë të palëve. Ndryshimet hyjnë në fuqi me të njëjtën procedurë si marrëveshja. Secila palë, në çdo kohë, mund të kërkojë përfundimin e marrëveshjes, duke njoftuar me shkrim palën tjetër nëpërmjet kanaleve diplomatike. Përfundimi do të ketë efekt 6 muaj pas datës së marrjes së një njoftimi të tillë”, thuhet në marrëveshje.

Në relacionin bashkëngjitur marrëveshjes theksohet se miratimi i këtij projektligji do të sjellë efekte financiare për palët nënshkruese. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje për numrin total të bursave të planifikuara për t’u ofruar nga pala shqiptare vlerësohet në maksimum 30 000 euro për një vit akademik ose rreth 3 500 000 lekë, fonde të cilat përballohen nga fondet grant të akorduara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për institucionet e arsimit të lartë publik”, nënvizoi Kapaj.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se qeveria duhet të jetë më e fokusuar tek rritja e aksesit në arsim. “Kemi probleme me aksesin në arsim. Kemi infrastrukturë shkollore, që tenton të përmirësohet, por në zonat rurale është më keq se asnjëherë. Si deputete e qarkut Dibër, jo vetëm që s’kemi shkolla të reja, por po mbyllen dhe ato që janë”, tha Çupi.

Ndërkohë, Erisa Xhixho, e Partisë së Lirisë u shpreh se forca politike që ajo përfaqëson e vlerëson si pozitive këtë marrëveshje, ndërsa nënvizoi se lipset një rritje e buxhetit për arsimin dhe kërkimin shkencorë.

“Sot vijmë në një marrëveshje me Kosovën për kërkimin shkencor. Çfarë kosto ka kjo marrëveshje? Sa e rrit buxhetin e kërkimit shkencor? Shqipëria sot është 0.05% të PBB, BE kërkon të shkojë të paktën 1%. Mesatarja e BE, nëse duam të bëjmë kërkim shkencor është të jetë të paktën 2.2% të PBB. Kur bëjmë marrëveshje me Kosovën, ti çojmë pak dhe pedagogëve rrogën si Kosova. Standardet ti bëjmë të paktën sa Kosova, se nuk po shkoj më tej”, tha Xhixho.

“Ka një rënie, po pandemia ndikoi, por rënia e Shqipërisë në pisa është drastike, jemi në vendin e 69 nga 80 vende. Humbëm 67 pikë në matematikë, apo Palestinës e Xhamajkës. 72 pikë në lexim. 47 vende në lexim të humbura. Të rinjtë tanë 50% analfabet funksional. Tekstet e realizuara në reformën e 2019, dështim total. Po edukojmë fëmijë që nuk dinë se çfarë lexojnë. Kur flasim për rritje të buxhetit, buxheti i parë që duhet të ngrihet është ai i arsimit”, tha Xhixho.

Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh se “nëse ka një gjë ku kjo qeveri, apo kjo mazhorancë ka bërë në mënyrë krejtësisht të dukshme progres, është arsimi. Ka marrë fund koha kur një diplomë në universitet jepej me kilogramë hurma. Kjo ka mbaruar. Kjo është diferencë e madhe dhe është meritë e kësaj mazhorancë. Ka mbaruar kjo koha kur universitetet nuk akreditoheshin”, tha Ndreca.

Në fund projektligji u votua unanimisht pro nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, i cili është komision për dhënie mendimi.

(Marrë nga ATSH)

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…

Global 360

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…