Krerët urojnë pavarësinë e Kosovës: Jemi më të fortë se kurrë!

Flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të pavarësisë.


Flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të pavarësisë.

Me këtë rast, krerët shtetërorë kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se këto 16 vjet të shtetësisë së saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe i ka dëshmuar botës se është kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit edhe përtej kufijve të saj.

“Këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe ka vendosur për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili ka dhënë një kontribut për shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtojë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, dhanë jetën e tyre, dëshmorët e kombit, të gjithë martirët tonë. Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve me në krye komandantin Adem Jashari”, tha ajo.

Se 17 shkurti është ditë e festimit, por edhe falënderimit dhe mirënjohjeve tha kryeparlamentari Galuk Konjufca.

Për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt dhe demokratike.

Pas ngritjes së flamurit, krerët shtetërorë vazhduan për homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…