Ambasadori Hoxha: Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.

Ky takim u zhvillua me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, në kohën kur Shqipëria drejtonte Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha tha se, një nga arritjet më të mëdha, në këtë mandat është se për herë të parë vendi ynë hyri në hartën globale dhe se ishte një mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë globale.

“Shkuam sepse mendonim se ishim mjaftueshëm të pjekur për të marrë më shumë përgjegjësi. Kemi arritur në pikën që kemi mundësinë të kontribuojmë. Të bashkojmë forcat tona për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë”, tha Hoxha.

“Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale. Për herë të parë Shqipëria hyri në hartën globale. Kjo ka qenë një nga të veçantat dhe një arritje në këshillin e Sigurimit, ishte mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje, globale. Shqipëria ka qenë e përfshirë në çdo lloj çështjeje që ka të bëjë me paqen dhe sigurinë që ka të bëjë në të gjithë globin, e kemi pasur shumë të lehtë pasi politika jonë e jashtme e ka të parashikuar”, theksoi Hoxha.

“Elementi tjetër ka të bëjë me imazhin e vendit. Kam bindjen se gjatë këtyre dy viteve ka ndikuar për ta bërë Shqipërinë me të njohur”, shtoi Hoxha.

📍Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese.

#AlbaniainUNSC 🇦🇱🇺🇳

Posted by Igli Hasani on Tuesday, February 13, 2024

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.