Mbështetje projekteve të reja/ Ibrahimaj: Qeveria, 3 milionë euro për startapet

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen: Ja kategoritë që do të përfitojnë.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, tha se qeveria shqiptare ka planifikuar 3 milionë euro në mbështetje të projekteve dhe start up-ve.

“Janë 3 milionë euro për mbështetjen e start up-ve. Do mbështesin 50-80 projekte të mira, të cilat do ti shërbejnë bizneseve ekzistuese pasi qëllimi është ndërlidhja e ideve novatore për sektorët”, tha ajo.

Gjatë komunikimit me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj, u shpreh se thirrja do të hapet më 16 shkurt, ndërsa tregoi kategoritë që mund të marrin pjesë në këto projekte.

Kjo masë tha ajo synon nxitjen e ideve dhe kthimin e tyre në shërbim të biznesit dhe ekonomisë.

“Kjo VKM do t’i hapë rrugë çeljes së thirrjes për vitin 2024, e cila parashikohet të çelet në datën 16 shkurt, e cila do të mbështesë start up në tre faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Mund të aplikojë çdo i ri, që do gjejë financim në një fazë prej 1.5 milionë lekë. Në fazën e parë, nuk ka kritere. Gjatë fazës së dytë, kriteri është që duhet të jetë subjekt i regjistruar, të këtë dorëzuar një palë pasqyra financiare dhe që kanë krijuar një prototip. Kjo do të mbështetet në masën 4.5 milionë lekë. Ndërkohë që do jetë dhe një kategori e tretë e mbështetjes; ata që kategorizohen në fazën e rritjes, prototipi është zhvilluare është i tregtueshëm dhe ka nevojë që të ndërkombëtarizohet. Këto subjekte do t’i mbështesim në masën maksimale prej 9 milionë lekësh”, tha ministrja.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…