Ekspozita e Paoli Rosit, FSHF sjell edhe fanellat e legjendave të futbollit botëror

Fanellat e Paolo Rossi, Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller në ekspoziten unike në Muzeun Historik


Federata Shqiptare e Futbollit do të sjellë në Shqipëri jo vetëm ekspozitën unike mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi, por edhe ekspozitën e shumë prej legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në memorien e futbolldashësve.

Kjo ekspozitë e veçantë do të inaugurohet më 1 shkurt në Muzeun Kombëtar dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt. Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, Dino Zoff, Hristo Stoichkov, Lothar Matthaus, Roberto Baggio, Paolo Maldini, Franco Baresi, Marco Van Basten, Michel Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zinedine Zidane, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Luis Figo, Eusebio, Gianluigi Buffon, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Luka Modric e shumë të tjerë.

Por jo vetëm, pasi në këtë ekspozitë do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, e kuruar Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike si dhe një zonë të rëndësishme në katin e dytë të Muzeut kushtuar legjendave të historisë së futbolli ndërkombëtar.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

Lexo më shumë nga

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…

Global 360

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…