“Der Kaiser” shkon në parajsë!

Ka luajtur tri herë kundër perfaqësueses shqiptare, vetëm një herë në Tiranë, në shkurt 1971.


Nga Saimir Kadiu

FRANZ BECKENBAUER (11 shtator 1945 – 8 JANAR 2024)

Padyshim nje nga me te medhenjte e futbollit boteror, krijuesi i “liberos”.

E kam pare per here te pare ne nje reviste kosovare ne vitin 1969.

(nuk e di se si kishte ardhur ne shtepine time). Isha vetem 6 vjec dhe po shikoja nje fotografi te pas finales se vitit 1966 ne Londer.

Beckenbauer 20 vjecar kishte shperthyer ne lot… dhe Shultz duke e ngushelluar i thote: “Mos u merzit i dashur Franz, urrejtja e botes nuk eshte shuar ende kunder nesh”

Kjo foto megjithese nuk e kuptoja ku mbaronte ndeshja dhe ku fillonte historia me beri perfundimisht tifoz te gjermaneve.

– Dy here futbollisti me i mire evropian i vitit ( 1972, 1976);
– Kampion i Botes ne vitin 1974; Kampion i Evropes ne vitin 1972;
– Kampion i Botes si trainer ne vitin 1990. ( Nje nga tre kampionet e botes ne fushe dhe ne stol bashke me Mario Zagallo dhe Didier Deschamps).
– Titullar i padiskutueshem ne formacionin simbolik te shekullit te XX ( Yashin, Carlos Alberto, Beckenbauer, Bobby Moore, Nilton Santos, Cruyf, Platini, Di Stefano, Garrinça,Maradona, Pele).
– Me Bayern Munchen (1964-1977) ka fituar
– Kupen e Kupave (1967)
– Tre Kupa Kampionesh (1974,1975,1976),
– 1 Kupe Nderkontinentale (1976)
– 4 Tituj te Bundesliges (1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74)
– 4 kupa te Gjermanise (1965–66, 1967–68, 1968–69, 1970–71).
– Ka luajtur 103 ndeshje me perfaqesuesen gjermane (1965-1977; 14 gola)
– Ka debutuar me 26 shtator 1965 ne Stokholm ne nje ndeshje kualifikuese per Boterorin e vitit 1966, kunder Suedise, ku gjermanet fituan 2-1.
– Ndeshjen e fundit e ka luajtur me 23 shkurt 1977 kunder Frances (0-1).
– Ka luajtur tre here kunder perfaqesueses shqiptare (vetem nje here ne Tirane ne shkurt 1971)
Vleresonte Panon dhe Bizin.

Sipas gjigandit Gunter Netzer, “Beckenbauer eshte nje hero i kombit gjerman. Dhe eshte bere i tille jo nga fati… çdo gje e ka fituar me nje pune te jashtezakonshme”.

Me ka bere shume pershtypje ne nje konference nderkombetare per shendetesine vite me pare ne Londer. Perfaqesuesi gjerman foli nje fjali ne anglisht dhe me pas vazhdoi ne gjermanisht ( kur gjuha e konferences ishte ne anglisht):

“Ndjese qe do te flas ne gjuhen gjermane, ne gjuhen e Getes dhe Beckenbauerit”

Eshte nje pasazh interesant nga nje vizite e Merkelit ne Afriken Qendrore. Mikpritesit e prezantuan zonjen e madhe gjermane me perfaqesuesin e disa fiseve qe jetonin te izoluar. Kur ai mori vesh qe ajo ishte gjermane, tha vetem nje fjale… Beckenbauer….

Aq i madh konsiderohet Beckenbauer ne kombin e jashtezakonshem gjerman qe i ka dhuruar botes figura te tilla si Bethoven, Gëte, Schiler, Heine, Bach, Brams, Nietzsche, Shopenhauer, Wagner, Karl Gauss, Leibnitz, Bismarck, Marlen Dietrich,Erich Maria Remark, Bertold Brecht, Albrecht Durer, Gunter Grass, Herman Hesse, Erich From, Alexander Von Humboldt, Imanuel Kant, Heidegger …. e shume te tjere.

Lexo më shumë nga

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…