Policia e Shtetit dhe ajo italiane angazhim të përbashkët për luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla


Policia e Shtetit dhe Policia italiane zhvilluan sot një takim për luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përshëndeti dhe falënderoi strukturat e përfshira në fushatën antikanabis për vitin 2023.

Balla nënvizoi se, në 2023 janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë narkotike, një pjesë e tyre në fazën e mbjelljes në kubikë. Policia ka kryer 184 mijë kontrolle, me mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të saj.

“Puna për ta mbajtur Shqipërinë të pastër nga kanabisi, nuk duhet të përmbyllet këtu, ajo duhet të vazhdojë në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjitha institucioneve ku duhen përfshirë më së miri edhe institucionet e pushtetit vendor, agjencitë e mjedisit, të pyjeve, edhe bizneset private, shërbimet zjarrfikëse, policitë bashkiake, pse jo, edhe shërbimet private të sigurisë”, apeloi ministri.

Në takimin e përbashkët mes Policisë së Shteti dhe Policisë Italiane, ku mori pjesë ambasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Balla tha se, lufta kundër drogës mbetet prioritet dhe angazhim kryesor i strukturave të rendit.

Ajo po jep rezultate, falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, si dhe Paketës së Sigurisë në Shkolla.

“Që nga dita ime e parë në këtë detyrë, kam ngritur shqetësimin se kultivimi i kanabisit është lidhur ndër vite, edhe me përfshirjen e ndonjë punonjësi të Policisë së Shtetit, ndoshta qoftë edhe me një mbyllje sysh, apo me një mosreagim. Koha dhe rezultatet më kanë dhënë të drejtë”, nënvizoi Balla, duke vënë theksin tek vetëpastrimi i Policisë si proces që rrit besimin e qytetarëve.

Më tej, ai u shpreh se, ka një rritje të nivelit të besueshmërisë dhe të bashkëpunimit mes policisë italiane dhe policisë shqiptare, duke nënvizuar se “Italia, mbetet partneri ynë strategjik, me të cilin kemi një histori të konsoliduar bashkëpunimi”.

“Nuk është e rastësishme, – theksoi Balla, – që ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht policia italiane, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me policinë shqiptare.”

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…