Veliaj: Bashkia e Tiranës, sponsor i kampiones Lara Colturi!

Lara Colturi, skiatorja 17-vjeçare, e cila garon për Shqipërinë, ka arritur një rezultat historik në Botërorin e skive


Lara Colturi, skiatorja 17 vjeçare, e cila përfaqëson dhe garon për Shqipërinë, ka arritur një rezultat historik në botërorin e skive, duke u renditur në vendin e 12. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh krenar për rezultatin e saj dhe i shprehu mbështetjen në vazhdim, si pjesë e “Sport Klub Tirana”.

“Jemi shumë krenarë për ty! Tani ke edhe një ‘fan club’ me shqiptarë që të ndjekin kudo. Ndihem shumë mirë që sot je këtu me ne, për të rikonfirmuar besnikërinë ndaj flamurit shqiptar. Më bën të jem vërtet krenar. Shpresoj shumë që, teksa rritesh në këtë sport, të qëndrosh me këmbë në tokë, jo sepse e kërkon vetë sporti i skive, por e thjeshtë, e mbarë, bujare, sepse ke krijuar një model të një vajze që punon fort, që mëson fort, që është e përkushtuar, dhe pavarësisht famës ka mbetur një vajzë modeste dhe besnike ndaj kauzës që ne e quajmë ‘misioni Shqipëria’,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Bashkia e Tiranës do ta mbështesë Larën edhe në vitet e ardhshme. “Ne si Bashki e Tiranës do të marrim një vendim për të qenë sponsor gjeneral i Larës. Duke qenë se është atlete e Klubit Sportiv Tirana duam që ta bëjmë këtë në afatgjatë; pra, të të japim mundësinë dhe komoditetin që të trajnohesh pa u shqetësuar për shpenzimet. Do të marrim një angazhim për tre vitet e ardhshme, duke qenë se Lojërat Olimpike dimërore janë në 2026-ën. Ne do ta mbështesim Larën për tre vite dhe përveç kësaj do të vazhdojmë të jemi tifozët e tu më të mëdhenj”, tha ai.

“Ju falënderoj vërtet për të gjithë mbështetjen që më jepni! Tani sezoni ka filluar dhe do të vazhdojmë përpara,” u shpreh skiatorja Lara Colturi.

Vitet e fundit klubi shumësportësh “Tirana” po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës në mundje.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…