“Business Insider”: Shqipëria vendi i aventurave të paharrueshme

Revista polake “Business Insider”: Pse ia vlen të kaloni pushimet në Shqipëri?


Gadishulli Ballkanik, i njohur zakonisht si Ballkani, është një nga destinacionet turistike më të njohura në Poloni, shkruan në një artikull revista polake “Business Insider” (businessinsider.com.pl)

Kjo për shkak të bregdetit të larmishëm, plazheve të bukura, motit me diell, arkitekturës antike, monumenteve të shumta, kuzhinës së shijshme dhe çmimeve që nuk janë aq të larta sa në vendet e tjera.

Gadishulli përfshin, ndër të tjera Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pse ia vlen të kaloni pushimet në Shqipëri?

Së pari, moti është shumë i mirë pothuajse gjatë gjithë vitit, sigurisht që ka temperatura dhe reshje më të ulëta, por nga pranvera në vjeshtë mund të pritet një mot që do të mundësonte një pushim perfekt.

Së dyti, ka një pasuri monumentesh, qytetesh dhe qytezash të lashta nën patronazhin e UNESCO-s dhe atraksione natyrore të lënë pa frymë, si ujëvarat, parqet kombëtare, malet e larta, brigjet e ndryshme dhe plazhet e bukura.

Së treti, ka njerëz të këndshëm dhe miqësorë, kuzhinë të shijshme dhe çmime relativisht të ulëta.

Gjatë këtij udhëtimi, vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë për vendasit, historinë, bukuritë natyrore dhe zbulojnë qytetet bregdetare.

Një aventurë e bukur ju pret në këtë vend të largët të Gadishullit Ballkanik.

Nga bregu i pacenuar i Adriatikut dhe pamjet mbresëlënëse malore deri te kryeqyteti i gjallë dhe plot ngjyra, Tirana me minaret elegante, muralet dhe kafenetë në ambjent të hapur.

Në qytetet kala të vjetra dhe të restauruara bukur si Berati, Gjirokastra dhe Kruja, do të mësoni më shumë për kulturën dhe historinë e Shqipërisë.

Saranda dhe Vlora tundojnë me shëtitoret dhe restorantet e peshkut buzë plazhit, dhe Apolonia me rrënojat romake që edhe italianët mund t’i kenë zili.

Gjithashtu ju mund të vizitoni Shkodrën dhe të bëni një lundrim me varkë në liqenin më të madh në Ballkan.

(Marrë nga ATSH)

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.