Zinxhiri i furnizimit, bota tashmë ka një panair. Kina rrëmben flamurin e organizimit

Kina, ndërtuesi, kontribuuesi dhe mbrojtësi i zinxhirit global industrial, me këtë veprimtari tregoi se është edhe një eksplorues dhe ndërtues i një ekosistemi të ri të zinxhirit global të furnizimit


Nga Dr. Enriko Ceko

Në Kinë është duke u zhvilluar panairi i parë në botë për zinxhirin e furnizimit (CISCE). Pekini është bujtësi i këtij panairi që zhvillohet midis datave 28 nëntor – 2 dhjetor 2023. Në të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive Fortune Global 500. Kjo veprimtari e rëndësishme e biznesit transnacional vjen si një përgjigje reale në kohën e duhur ndaj nevojave urgjente të botës dhe të Kinës për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të arritur një integrim edhe më të thellë, me anë të zhvillimin dhe perfeksionimit të zinxhirit global të industrive.


Pamje nga CISCE(Foto:VCG)

Në panair marrin pjesë më shumë se 1,100 përfaqësues nga departamentet qeveritare, komunitetet e biznesit dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë firma vendase dhe të huaja që operojnë në fushat e makinave inteligjente, bujqësisë së gjelbër, energjisë së pastër, teknologjive digjitale e deri te sektorët e shëndetit dhe stilit të jetesës. Më shumë se 515 kompani nga 55 vende dhe rajone të ndryshme të botës nga të cilët rreth 35% janë ekspozues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër kompani evropiane, aziatike, etj, marrin pjesë në këtë veprimtari biznesi jo thjesht për të ekspozuar produkte dhe shërbime, por për të treguar se synojnë konsolidimin e bashkëpunimit me zinxhirin e furnizimit të ekonomisë kineze.

Sipërfaqja e përgjithshme e panairit është 100,000 m² dhe përmban pesë zinxhirë kryesorë dhe një zonë ekspozimi. Panairi paraqet teknologji dhe produkte të avancuara për çdo zinxhir dhe përfshin shërbime të tilla si financa, logjistika dhe platforma për ndërmarrjet.

Sipas Ren Hongbin, president i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT), “… ky panair i pari i këtij lloji në botë, përkushtuar promovimit të bashkëpunimit industrial dhe zinxhirit të furnizimit, është një platformë e re e hapur dhe e ndërtuar nga Kina për komunitetin global të biznesit, për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në këtë sektor …”.

Sipas Rebeca Grunspan, Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD): “… ngjarja është novatore për shkak të mënyrës inovative në të cilën bashkon kompanitë në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe siguron që pjesëmarrësit nga i gjithë zinxhiri, në rrjedhën e sipërme, në mes dhe në rrjedhën e poshtme të punojnë së bashku …”.


Pamje nga CISCE (Foto:VCG)

Kjo nismë synon ruajtjen e stabilitetit dhe rrjedhave të qeta të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global, një kërkesë e pjesëmarrësve në këtë veprimtari, pasi kjo shërben si garanci e rëndësishme për promovimin e zhvillimit ekonomik global dhe u shërben interesave të përbashkëta të njerëzve në mbarë botën, duke respektuar parimet e tregut dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit, me synim avancimin e liberalizimit dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe për të reduktuar barrierat tregtare dhe të investimeve.

Stefan Hartung, Kryetar i Bordit të Menaxhimit të BOSCH tha: “… tashmë po kuptojmë se platforma CISCE lehtëson bashkëpunimin më të ngushtë, duke nxitur elasticitetin dhe duke siguruar zinxhirët e furnizimit. Tregu kinez luan një rol vendimtar në zinxhirin global industrial dhe të furnizimit …”.

Dhe Raporti Global i Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit, publikuar së fundmi, theksonte rolin e Kinës në promovimin e qëndrueshmërisë së zinxhirëve të furnizimit global që “… ofron mundësi për bashkëpunim global të zinxhirit të furnizimit për shkak të tregut të në shkallë super të gjerë, kategorive të plota të industrisë, politikave të hapjes dhe kompetencave në krijueshmëri dhe inovacion …”.

Kina është i vetmi vend në botë që për 13 vitet e fundit është renditur në vendin e parë në botë pasi ka të gjitha kategoritë industriale të listuara në klasifikimin industrial të OKB-së, dhe, meqënëse ekonomia botërore po përpiqet të rimëkëmbet dhe po përballet me erën e kundërt të deglobalizimit dhe sfidën e ristrukturimit të zinxhirit të furnizimit, është e nevojshme që vendet të punojnë së bashku për të promovuar inovacionin teknologjik, për të forcuar hapjen dhe bashkëpunimin, për të thelluar ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe për të promovuar zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të përbashkët të zinxhirit të furnizimit global, ku Kina ka rolin e saj dominant. Në lidhje me këto fakte, zv.presidenti i prodhimit i Tesla-s, Song Gang u shpreh se “… suksesi i Tesla-s në Kinë në fakt është suksesi i zinxhirit të furnizimit të Kinës …”.


Pamje nga CISCE (Foto:VCG)

Panairi me temën “Të lidhim botën për një të ardhme të përbashkët”, organizuar nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) dhe China International Exhibition Center Group Limited (CIEC Group), u mbështet nga UNCTAD, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial dhe tre organizatave të tjera ndërkombëtare si një veprimtari që e vë theksin në fushat kryesore dhe lidhjet kritike të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, duke u përpjekur për të rritur elasticitetin dhe stabilitetin në fusha të tilla si transformimi i gjelbër, fuqizimi digjital dhe shërbimet financiare, si një platformë e nivelit të lartë që lidh ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla duke kontribuuar në modernizimin dhe zhvillimin global mbi bazën e ndërveprimit dhe menaxhimit të burimeve të përbashkëta, në një kohë kjo kur zinxhiri global i furnizimit po kalon një fazë të rëndësishme ristrukturimi, edhe pse nën pengesat e shumta që disa vende po bëjnë me argumentimin fals për “eliminimin e riskut” që sipas tyre “vjen nga Kina”, ndërkohë që pjesëmarrësit në këtë ngjarje globale theksojnë se platforma shpreh dukshëm sinqeritetin dhe gatishmërinë e Kinës për të stabilizuar dhe ndërtuar një zinxhir global furnizimi elastik, paralelisht hapjen e madhe të ekonomisë kineze ndaj botës, duke ndarë mundësitë dhe duke ofruar një kontrast të fortë me politikat dhe vendim-marrjen e papërshtatshme të disa vendeve perëndimore.

Në fakt, përgjatë vitit 2023 Kinën e kanë vizituar për qëllime biznesi themeluesi i Tesla-s – Elon Musk, CEO i JPMorgan Chase – Jamie Dimon, shefi i LVHM – Bernard Arnault, etj, dhe kjo tregon se vizitat proaktive nga drejtuesit kryesorë të shumëkombësheve transnacionale shprehin divergjencë midis sipërmarrësve perëndimorë dhe politikanëve në këto shtete, pasi komuniteti ndërkombëtar i biznesit premton dhe synon lidhje më të thella me tregun kinez, që u ofron atyre një ndjenjë sigurie në rritjen e biznesit në një mjedis global gjithnjë e më të paparashikueshëm dhe edhe fakti që pjesa më e madhe e kompanive amerikane pjesëmarrëse në panair theksojnë se “… kërkojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi të rrallë, pasi atyre ju duhet që të ristrukturojnë zinxhirët e tyre të furnizimit global pas tre vitesh ndërprerjeje të COVID, dhe për këto kompani gjigande transnacionale është e pamundur të neglizhosh tregjet kineze dhe kompanitë kineze …”, tregon se ky panair vjen në kohën e duhur për ekonominë botërore dhe biznesin në shkallë globale.

Përkrah kompanive ndërkombëtare me origjinë kineze si NISCO, GZTech, Weichi, Newegg, etj., në panair marrin pjesë edhe Amazon Global Logistics, Walmart, Google, VISA dhe Mastercard, ndersa Amazon, ExxonMobil, Apple, FedEx Corporation dhe Tesla, etj, kanë dërguar përfaqësuesit e tyre zyrtarë, dhe kjo sipas Wang Binying, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, tregon se “… zinxhiri global i furnizimit po evoluon dhe diversifikohet vazhdimisht për të mbështetur ekonominë digjitale …”, dhe ky panair bën thirrje për më shumë mbështetje për ndërmarrjet për të forcuar bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturës digjitale për komunikimin e informacionit, cloud kompjutering, qendrat e të dhënave, qytetet inteligjente, etj.


Pamje nga CISCE(Foto:VCG)

Pamela Coke – Hamilton, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë me këtë rast tha: “… ngjarjet si CISCE janë të rëndësishme dhe unike në aftësinë e tyre për të bashkuar njerëzit në të tëra anët dhe drejtimet e zinxhirit të furnizimi”.

Xiong Meng, nënkryetar ekzekutiv i Federatës së Ekonomisë Industriale të Kinës tha: “Kërkesa e madhe e tregut të Kinës, e karakterizuar nga personalizimi dhe shpërndarja e shpejtë, po shtyn vazhdimisht përpara risitë në zinxhirët e saj të furnizimit”.

Tomasz Szypula, president i Federatës Kombëtare të SME-ve të Polonisë, tha: “Kina është një nga tregjet më të mira kur bëhet fjalë për energjinë e pastër dhe se kompanitë polake do të donin të bashkëpunonin me Kinën në teknologjitë e energjisë së pastër, siç janë impiantet e ruajtjes së energjisë, prodhimi i energjisë elektrike nga biomasa dhe fermat me erë”.

Chris Pereira, CEO i Institutit të Ekosistemit të Amerikës së Veriut tha: “Energjia e re është avantazhi më i ndërkombëtarizuar dhe i qëndrueshëm i Kinës, është thelbësore që teknologjitë kineze të arrijnë tregje më të gjera në mbarë botën. Besoj se Kina ka një zinxhir furnizimi të klasit të parë dhe pres të shoh më shumë shkëmbime globale me teknologjinë e lartë të Kinës në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”.

Zv. presidenti i kompanisë amerikane Fedex u shpreh: “nisma e Kinës për të krijuar zinxhirë të industrisë dhe furnizimit të sigurt, të qëndrueshëm, të efektshëm, të hapur, përfshirës dhe me përfitime të përbashkëta përputhet shumë me drejtimin tonë të zhvillimit, duke konsoliduar vullnetin tonë për investime dhe biznes afatgjatë në tregun kinez”.

CISCE vjen në një radhë veprimtarish të rëndësishme që u organizuan në Kinë përgjatë vitit 2023 si Forumi Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Pekin), Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (Shangai), Ekspozita Globale e Tregtisë Digjitale (Hangzhou), etj.


Pamje nga CISCE (Foto:VCG)

Kina, ndërtuesi, kontribuuesi dhe mbrojtësi i zinxhirit global industrial, me këtë veprimtari tregoi se është edhe një eksplorues dhe ndërtues i një ekosistemi të ri të zinxhirit global të furnizimit në një kohë që ekonomia kineze po integrohet thellësisht në ekonominë botërore, duke rritur dhe nxitur bashkëpunimin në inovacionin teknologjik.

Tashmë biznesi ka ndryshuar mënyrën e drejtimit nga menaxhimi bazuar te përvoja, në menaxhimin bazuar në të dhëna, ku me anë të algoritmeve, teknologjisë së informacionit dhe robotikës, cikli i zhvillimit dhe realizimit të produkteve dhe shërbimeve mund të shkurtohet dhe efikasiteti i bashkëpunimit të zinxhirit industrial mund të përmirësohet.

Panairi i zinxhirit të furnizimit tregon se një valë e re e transformimeve shkencore, teknologjike dhe industriale është e pashmangshme dhe kjo do të kërkojë rregullime të mëdha në peizazhin global të inovacionit dhe strukturën ekonomike dhe Kina duket se do të vazhdojë të përmirësojë dhe mbështesë sistemin industrial për të ofruar mbështetje të fortë për funksionimin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Hasani takon homologun indian Jaishankar: Fokus, thellimi i marrëdhënieve ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Indisë,…

Global 360

Osmani: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

“Mes frikës dhe frymëzimit”, Maks Velo në studion time!

"Maksi qeshi, duke më thënë: Po të rrëfej diçka që s’ia kam thënë askujt më parë..."

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Hasani takon homologun indian Jaishankar: Fokus, thellimi i marrëdhënieve ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Indisë,…