Krijohet Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.


Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Në vendim thuhet se, agjencia është institucioni përgjegjës për inovacionin dhe ekselencën në Shqipëri dhe ka si mision të kontribuojë, të nxisë dhe të promovojë inovacionin dhe angazhimin në administratën publike të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, ekselentë në implementimin e teknologjive të përparuara, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin.

Agjencia për realizimin e misionit të saj bashkëpunon me organizma vendas dhe ndërkombëtarë me fushë të ngjashme veprimtarie me qëllim përthithjen e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e inovacionit, theksohet në vendim.

Po ashtu në vendim thuhet se, Agjencia organizon dhe koordinon iniciativa, programe dhe aktivitete në nivel sektorial, kombëtar apo rajonal, që mundësojnë realizimin e misionit të saj, si dhe ofron mbështetje për të gjithë operatorët publikë dhe privatë në fushën e inovacionit.

Sa i përket përgjegjësive të Agjencisë, në VKM thuhet se në bashkëpunim me ministritë e linjës, agjenci apo ente publike, Agjencia zhvillon dhe implementon iniciativa, programe, projekte dhe politika në fushën e inovacionit.

Identifikon koncepte novatore, procese dhe teknika të reja për inovimin e shërbimeve publike dhe të administratës publike.

Asiston ministritë, agjencitë apo entet publike me njohuri të veçanta dhe ekspertizë për identifikimin e problematikave komplekse dhe propozimin e zgjidhjeve sistematike e inovatore; merr pjesë në përgatitjen e akteve rregullatore, ligjore e nënligjore, për zhvillimin e fushave të inovacionit, si dhe jep mendim të detyrueshëm për institucionet publike për hapjen dhe funksionimin e entiteteve që operojnë në fushën e inovacionit dhe ekselencës, me qëllim zbatimin efektiv të politikave, projekteve dhe iniciativave në këto fusha.

Përmes iniciativave të ndryshme nxit dhe i propozon ministrive të linjës, agjencive apo enteve publike modernizimin e shërbimeve të administratës publike dhe përfshirjen e ekspertëve më të mirë në administratën publike.

Agjencia e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson Agjencinë në marrëdhënie me të tretët.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit. Ai organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e Agjencisë. Ai ngre grupe pune me ekspertë për kryerjen e detyrave specifike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Drejtori i Përgjithshëm mbështetet nga një zëvendësdrejtor.

Sa i përket detyrave, Agjencia, promovon inovacionin, proceset dhe teknikat e reja për inovimin e shërbimeve publike dhe të administratës publike.

Harton plane veprimi për zbatimin e politikave në fushën e inovacionit dhe ekselencës;

Mbështet dhe bashkërendon punën për projektet dhe iniciativat e institucioneve në nivel kombëtar në fushat e inovacionit e të ekselencës;

Lidh marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione, organizata dhe organizma të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim realizimin e misionit të saj;

Përgatit raporte dhe informacion përmbledhës për çështje të inovacionit dhe ekselencës, në varësi të problematikave të evidentuara;

Kryen çdo detyrë tjetër në fushën e inovacionit, të caktuar nga Kryeministri, Këshilli i Ministrave apo legjislacioni në fuqi.

Pjesë e strukturës së Agjencisë janë edhe “Qendrat e inovacionit dhe ekselencës”, në funksion të ministrive të linjës dhe institucioneve qendrore.

(Marrë nga ATSH)

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.