100 vjet Republika Turke, ceremoni vëllazërore në Tiranë

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.


Nga Dash Frashëri

Një Pritje e ngrohtë dhe vëllazërore për një festë të shënuar!

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi një pritje zyrtare me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në pritjen e organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë në Tiranë, përveç ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, si ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Edhe unë si botues i Gazetës Online “Tirana Diplomat” dhe si një mik i hershëm dhe Turqisë pata një ftesë dashamirëse nga Ambasada e Turqisë, personalisht nga Ambasadori Atay dhe bashkëshortja e tij, Sinem.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e të dy himneve: turk dhe shqiptar.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit të Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Atay u shpreh se Republika Turke dëshmoi transformimin në një republikë moderne dhe një ekonomi udhëheqëse, sipas tij, pavarësisht se ndodhet në një gjeografi sfiduese ku konfliktet dominonin në afërsi të kufijve të saj.

“Pavarësisht sfidave gjatë kësaj periudhe 100-vjeçare, jemi një anëtar i aftë i NATO-s dhe një vend kandidat në BE që kontribuon për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh ambasadori Atay.

Atay theksoi se pas shpalljes së Republikës Turke, Shqipëria ishte një nga vendet e para me të cilat Republika e re vendosi marrëdhënie diplomatike. “Viti 2023 shënon edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Türkiye-Shqipëri. Historia jonë e përbashkët prej shekujsh prodhoi dy kombe mike, dy aleatë dhe dy vende kandidate në BE, që të dyja janë kontribuues për ruajtjen e paqes së brishtë në rajonin tonë”, tha ambasadori turk.

Ai tha se Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë më të mirën nga gjithçka dhe shtoi se “ne jemi të lumtur të shohim përparimin e tyre të shëndoshë në procesin e anëtarësimit në BE”.

Duke folur për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, ambasadori Atay tha se, “Shpresojmë që tragjedia humanitare në Gaza të mos injorohet më. Çdo orë po përkeqësohet dhe duhet të sigurohet armëpushimi humanitar i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratuar javën e kaluar”.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe performanca muzikore e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit të Shqipërisë, me disa pjesë të kompozitorëve shqiptarë dhe turq, të cilat u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

Një tufë me lule nga ambasadori Atay për Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Një kujtim i bukur me dirigjentin e orkestrës, Edmond Doko, duke e përgëzuar për ekzekutimin fantastik të pjesëve të zgjedhura.

Gjithashtu u ekspozuan fotografi dhe dokumente mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet me një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë Türkiyes.

Pas koncertit të pranishmit shijuan një koktej, ku nuk munguan gatimet tradicionale turke.

Shfrytëzova rastin për të bërë disa takime të shkurtra me ambasadorë të vendeve të ndryshme, si I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner, ambasadrori gjerman, Karl Bergner, sllovak, Ambasadorët e Brazilit, João Trabajara de Oliveira; të Japonisë, Mitsuyuki Takada, dhe të Spanjës, Alvaro Renedo Zalba, etj.

Natyrisht, nuk mund të mungonte fotoja zyrtare me Ambasadorin e Turqisë, mikun e mirë  Tayyar Kağan Atay.

Një ditë e bukur, një ditë e shënuar, për një popull vëlla!

_____________________________

Tiranë, më 31 tetor 2023

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.