Kadare dekorohet nga Macron me gradën “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”

Macron i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.


Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, Presidenti i Francës Emmanuel Macron është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave.

Macron i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Në fjalën e tij, ai dha vlerësimet më të larta për veprat e Kadaresë, ku veçoi romanin “Pallati i Ëndrrave”, duke u shprehur se aty u pasqyruan ëndrrat e një populli të tërë.

“Kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt”, iu drejtua Macron shkrimtarit.

“Të jeni i sigurt se vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga vlera e saj, liria që i mbyllnin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat. Ka treguar atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe e mbart kryeministri juaj me shumë talent, këtë dashuri për Evropën. Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit. Zoti Ismail Kadare në emrin e Republikës Franceze ne u ngremë në rangun e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit!”, i tha më tej Macron.

Të nesërmen në orën 08:25, kreu i shtetit francez do të nisë takimet e tij bilaterale, fillimisht me homologun Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e tij zyrtare do të zgjasë dy ditë, 16 dhe 17 Tetor./tvklan.al

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.

Global 360

SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.