Margariti: Zbulohet në Durrës një mozaik i periudhës së hershme perandorake romake

Ky mozaik, i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale, i përket fundit të shekullit I


Një zbulim i rrallë del në dritë në Durrës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, një mozaik i periudhës së hershme perandorake romake ka dalë në dritë gjatë punimeve për shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

“Gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’’, janë zbuluar gjetje arkeologjike tepër të rëndësishme si për nga tipologjia, ashtu edhe me vetë historinë e zhvillimit të qytetit antik”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se, i ruajtur në një gjendje shumë të mirë, mendohet që elementet e gjetura t’i përkasin një sipërfaqeje edhe më të madhe, që tregon rëndësinë jo vetëm të zbulimit, por të gjithë zonës përreth.

“Bëhet fjalë për një bazament kolone, fragmente muresh, fragmente potenciale të pikturës murale e fragmente mermeri, që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake”, theksoi Margariti.

Por, shtoi ministrja, “gjetja kryesore është një mozaik floreal, që nëntoka e ka ruajtur në një gjendje mjaft të mirë, i periudhës së hershme perandorake romake, që në fazën aktuale, mendohet të mbulojë një sipërfaqe prej afro 30 m2. Hulumtimi i mëtejshëm pritet të zbulojë edhe elemente të tjerë të rëndësishëm të sitit arkeologjik.”


Ministrja shtoi se, vijimi i gërmimeve pritet të dhurojë rezultate mbresëlënëse.

“Pas këtij zbulimi do të realizohet gërmimi arkeologjik i hapur me qëllim evidentimin e plotë të këtij siti, në vijim të së cilit do të vlerësohet ecuria e mëtejshme e projektit dhe destinacionin final të materialeve arkeologjike”, u shpreh Margariti.

Ky mozaik, i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale, i përket fundit të shekullit I dhe fillimit të shekullit II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metra katrorë. Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metra të lartë në anën lindore, si dhe disa objekte të tjera. Punimet në këtë mozaik janë kryer me një nivel mjaft të lartë profesional.

Ky është një zbulim mjaft i rrallë arkeologjik që i shtohet trashëgimisë së jashtëzakonshme kulturore të Durrësit. Puna e arkeologëve do të vijojë deri në zbulimin e plotë të të gjithë objekteve arkeologjike në këtë zonë.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…