Hungaria nderon ish-ambasadoren/ Mira Hoxha dekorohet me Urdhrin e Meritës

Urdhri i Meritës “Kryqi i Komandantit” i është dhënë për meritat e veçanta në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.


Me titullin më të lartë Hungaria ka nderuar ish-ambasadoren e Shqipërisë në Hungari, Mira Hoxha.

Urdhri i Meritës “Kryqi i Komandantit” i është dhënë ish-ambasadores për meritat e veçanta në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lidhjet mes Shqipërisë dhe Hungarisë janë me shekuj, por këto lidhje duan njerëz si Mira për të vijuar më tej e për t’u forcuar. Për këtë arsye me mirënjohjen e qeverisë, presidenti i Hungarisë i jep këtë dekoratë në shenjë të mirënjohjes së lartë,” tha Adam Lovasi (o. Lovassy), i dërguari me punë i Hungarisë.

Dekoratat nuk janë vetëm formale, por është mirënjohje për punën e bërë me zemër dhe dedikim. Ajo çfarë më ka lumturuar sot dhe më bën të veçantë është se ky vlerësim vjen 8 vite pasi kam lënë detyrën në Hungari,” u shpreh ish-ambasadorja Hoxha.

Në vitin 2011, Mira Hoxha është dekretuar Ambasadore e Shqipërisë në Hungari.

Gjatë mandatit të saj pesëvjeçar, ajo ka realizuar një aktivitet të dalluar diplomatik. Karriera e saj diplomatike, për më tepër ka vazhduar edhe duke qenë Pika Fokale Shqiptare e Vëzhgimit të Zgjedhjeve për OSBE/ODIHR, si dhe Koordinatore Kombëtare e disa nismave të rëndësishme rajonale, siç janë Nisma e Evropës Qendrore, Nisma Adriatiko-Joniane etj.

Përtej diplomacisë tradicionale, ajo ka qenë një avokate vizionare e teorisë së Fuqisë së Butë, duke theksuar vlerat unike të kombit shqiptar, veçanërisht virtytin e “BESA”, e cila u ilustrua nga shqiptarët gjatë Holokaustit në shpëtimin e hebrenjve. Përpjekjet e saj në promovimin e trashëgimisë së Nënë Terezës si model i “Bamirësisë” kanë rritur ndjeshëm imazhin global të Shqipërisë.

Një arritje e dukshme që pasqyron përkushtimin e ambasadores Hoxha ndaj vlerave humanitare dhe bashkëpunimit global është avokimi i saj i suksesshëm për vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë më 5 shtator, ditën kur Nënë Tereza u nda nga jeta.
Përpjekjet e saj çuan në Rezolutën A/RES/67/105 të Parlamentit hungarez, të miratuar më pas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 17 dhjetor 2012, me mbështetjen e 44 vendeve që përfaqësojnë të pesë Grupet Rajonale të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria bashkë-sponsorizoi këtë rezolutë. Në shenjë mirënjohjeje për këtë vepër, ajo mori Certifikatën e Mirënjohjes nga Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, János Martonyi dhe KARDINAL PÉTER ERDŐ, KRYPESHOP I ESZTERGOM-BUDAPESTIT, më 11 dhjetor 2013.

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.