Dhuratë ditëlindjeje!

E mrekullueshme dhe e beftë na erdhi sot me postë një pikturë, kryevepër e një fëmijë 2 vjeç.


Nga Visar Zhiti

DHURATË DATËLINDJEJE…

E mrekullueshme dhe e beftë
na erdhi sot me postë një pikturë
në një korrnizë të bardhë, kryevepër
e një fëmijë 2 vjeç.

Na i dërgonin prindërit e tij, miqtë tanë të dashur, me një letër prekëse. Po shikonim ngjyrat si të kësaj stine, të parkut sigurisht, ku fëmijën e nxjerrin shëtitje, e blerta e gushës së një zogu dhe e kuqerremta me ca të verdhë në anë, të porsamarra nga dielli me gishtat e fëmijës 2 vjeç dhe të vendosura mbi tablo. Mahnitëse! Si pjesë e këtij pylli impresionist, si e shkruar me drurë, sipër lexohej: ATJON.

U pamë sy më sy gjithë ngazëllim.

– Gjeniu i vogël, – tha Eda ime.

Miku ynë na kishte treguar se ai i njihte tashmë gërmat dhe mami i vet veçse i kishte thënë se kë të shkruante të parën dhe kë më pas dhe ja, emri A T J O N me ngjyrat e një përralle.

Foshnja, – e pamë në fotografi, – te dyja duart i kishte të llangosura me bojërat, si vepra arti dhe ato, edhe gjunjët e veckël, sa bukur, me bojëra dhe ata, pikturë në trupin e tij, siç bëjnë ca piktorë pasionantë të mëdhenj, që pikturojnë me duart dhe me trupin, po sa është ai, i gjithë sa një pëllumb i bardhë.

Do jetë shtrirë mbi pikturën e tij? Dhe që të ngrihej, do t’i kenë thënë: eja, shpirt, të hash qumësht me biskota! Në pikturë vërtet ka dhe ngjyra qumështi…

Ndjenim flatrat që sollën te ne pikturën, në pragun e një dite aq të shtrenjtë…

Lexo më shumë nga

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…