Kur udhëton Dashuria!

Çdo shigjetë në pemë, një nga udhëtimet e këtij çifti të dashuruar


Nga Mimoza Prifti

Mëngjesin e sotëm e nis drejt veri-perëndimit, larg turmës e zhurmës së metropolit ku jetoj.

Ndaloj para një shtëpize tepër të vecantë, ku aroma ndjellëse e kafes dhe bukës së sapopjekur më fton në një ambjent të ngrohtë e familjar. Afrohem në majë të gishtave, me hapa të ngadaltë, pa dashur të prish qetësinë e banorëve të saj. Me një kërshëri të shprehur haptas, nis e vështroj me vëmendje cdo detaj të kësaj parajse të vogël. Oh cfarë mrekullie, them me vete, perla e mëngjesit tim, e sakaq rrotullohem për të parë gjithcka, për ta fotografuar e ruajtur në kujtesë.

Ndjej të hapet një derë, ndjej aromë vaniljeje, dhe më pas zërin e ëmbël të një zonje që më përshëndet e më fton ta pimë së bashku kafen e mëngjesit. Aspak e cuditur nga mysafirja e panjohur në këtë orë të ditës, më uron mirëseardhjen në familjen “Casablanca”.

Fundvitesh 60′.

Mario dhe Ester, dy të rinj të dashuruar në Sicilinë e largët.

– Këtu keni gjithë botën, keni pasuri përrallore, u thotë i ati i Marios teksa kurorëzon dashurinë e tyre. Jeni të parët e vendit, të gjithë u kanë zili, do të zotëroni gjithcka. Dielli njësoj lind e perëndon në cdo kënd të globit. Paraja, fuqia, janë ato që nuk perëndojnë kurrë.

Hesht i trishtuar Mario, nuk do pasuritë e botës, por dëshiron të shijojë mrekullitë e saj. Fshehtas prindërve nisin udhëtimin e tyre të parë. Muaj të tërë pafundësisë së oqeanit për të mbërritur në oazin e gjelbër kanadez. Për tu vendosur pikërisht këtu, tek kjo strehëz ku banojnë dhe sot.

Mbjellim nga një pemë cdo dekadë të jetës sonë. Cdo pemë, bizhu mban varur kujtime udhëtimesh. Kujtime që janë kthyer në pasuri të pamatë. Pas cdo udhëtimi, një tjetër dritare hapet shpirtit tonë, thotë Ester.

Udhetimet janë më shumë se një lindje apo perëndim dielli buze detit me valë, janë më shumë se një ushqim i paprovuar ndonjëherë, janë më shumë se një mrekulli natyrore apo njerëzore. Udhëtimet janë terapia më e fortë për një mirëqënie fizike, mendore dhe shpirtërore. Pas cdo udhëtimi kthehemi më të dashuruar, më të pasur, më të mirë. Udhëtojme sepse e duam marrëzisht njeri-tjetrin dhe jetën, e mbyll Mario.

Nga më të bukurat mëngjese, mëngjesi im i sotëm. Me dy shpirtra shtegëtare që udhëtojne, dashurojnë e lumturohen cdo ditë të jetës.

(Cdo shigjetë në pemë, një nga udhëtimet e këtij cifti të dashuruar)

Përfaqësues të Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në vizitën e parë në Shqipëri

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare,

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përfaqësues të Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në vizitën e parë në Shqipëri

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare,