Suksesi i Javës së Kulturës të Malit të Zi në Shqipëri, afroi më shumë dy popujt tanë

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona vazhdojnë të jenë shembull në një Ballkan të trazuar


Nga MARINKO CULAFIC
Përfaqësuesi i Pakicës malazeze
në Komitetin për Pakicat Kombëtare në RSH

Në kuadrin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, në Tiranë nga data 10 deri më 14 korrik u zhvillua me sukses Java e kulturës së Malit të Zi. Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse shqiptare u ndje fillimisht nga prania e shumë flamujve malazeze që valëviteshin nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua nga Ambasada e Malit të Zi në Shqipëri në bashkëpunim me dy ministritë e kulturës të dy vendeve tona.

Në datë 10 korrik, takimi midis Ministres së Kulturës së Shqipërisë zj. Margariti dhe Ministres së Kulturës dhe Medies së Malit të Zi zj. Vlahoviq në praninë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë z. Gjeorgje Jankoviq, çeli siparin e Javës Kulturore Malazeze, e cila më pas vazhdoi me paradën “Mazoretkinja”.

Kjo paradë tashmë është kthyer në një traditë shumëvjeçare dhe zhvillohet çdo vit në Budva dhe qytetet kryesore të Malit të Zi. Kjo shfaqje, ku kërcimet e vajzave malazeze nën ritmin e bandës frymore ndërthureshin aq bukur me veshjet dhe traditën, vazhdoi gjatë gjithë pedonales dhe u ndoq me kërshëri nga të pranishmit, qytetarë tiranas dhe mjaft turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar në këto ditë të nxehta korriku.

Në vazhdim të programit të ditës së parë u inagurua hapja e ekspozitës me veshje të rralla popullore tradicionale të trevave të Malit të Zi dhe provovimi i disa librave në gjuhën shqipe që ndodhen në raftet e Bibliotekës Kombëtare të vendit fqinj.

Veshjet popullore datonin nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit 20, ku më të spikaturat ishin veshja tradicionale kombëtare malazeze, veshja popullore tipike e pakicës shqiptare (xhubleta e famshme e malësorit që ruhet nga UNESCO), kustumi tradicional i minoritetit boshnjak etj.

Parada “Mazoretkinja” dha një shfaqje tjetër në orët e mbasdites në rrugët e qytetit të Shkodrës, me mbështetjen e autoriteteve vendore të qytetit verior. Në këtê shfaqje artistike që u zhvillua në rrugët e Tiranës dhe Shkodrës, përveç qytetarëve të shumtë ishin të pranishëm edhe përfaqësues e anëtarë të minoritetit malazez që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Në ditën e 2-të dhe të 3-të në qendrën “Rea” u shfaqën filmat malazezë “The kids from Marx and Engels street” të regjizorit Nikola Vukçeviq dhe “Ace of Spades” të regjizorit Drashko Gjuroviq.

Dita e fundit e Javës së Kulturës Malazeze u mbyll me një koncert të Orkestrës Simfonike të Malit të Zi në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Të pranishmit u pritën nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Malit të Zi z. Gjeorgje Jankoviq, midis tyre dhe mjaft ambasadorë shtetesh të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Aktivitete të tilla sigurisht i sjellin më afër dy popujt tanë të cilët kanë bashkëjetuar ndër shekuj në paqe, torerancë dhe respekt reciprok për njëri-tjetrin. Sigurisht që një rol përbashkues kanë luajtur dhe pakicat kombëtare që jetojnë në dy anët e kufirit.

Tashmë Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtete anëtare të NATO-s dhe së shpejti do jenë edhe pjesë e pandarë e familjes së madhe Evropiane. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona vazhdojnë të jenë shembull në një Ballkan të trazuar dhe që historikisht njihet si “Fuçi baruti”.

Këtë shkrim dua ta mbyll me një thënie të Desmond Tutu, i cili në vitin 1984 ka marrë çmimin Nobël për Paqen: “Bëni një të mirë të vogël atje ku jetoni, dhe të gjitha këto të mira të vogla sëbashku do të pushtojnë botën!”.

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.

Global 360

SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.