Manastirliu: Agjenci Kombëtare për kontrollin e subjekteve që do të prodhojnë kanabisin mjekësor dhe industrial

Manastirliu: Nuk do të lejohet përdorimi i produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri


Projektligji i ri për “Kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale” i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Brendshme, pas nismës së Këshillimit Kombëtar, do të lejojë përdorimin për eksport të bimës së kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial.

Gjatë prezantimit të projektligjit në komisionin e Ligjeve, ministrja Manastirliu, tha se do të ngrihet një agjenci e posaçme në nivel kombëtar për mbikëqyrjen dhe kontrollin rigoroz të veprimtarisë të të gjitha subjekteve që do pajisen me licencë.

“Ky ligj parashikon të krijohet një institucion i posaçëm, që do të jetë Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit. Të gjithë personat që do të punësohen në këtë agjenci do të plotësojnë edhe kriteret për pastërtinë e figurës si dhe kritere të veçanta profesionale. Sa i përket funksionit të agjencisë do të përfshijë që nga dhënia e licencave, mbikëqyrja e veprimtarisë së subjekteve që do të lejohen, hartimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës, bashkëpunimin me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Agjencia do të mbajë dhe regjistrat mbi bazën e të dhënave dhe statistikave në nivel kombëtar me një informacion në kohë reale. Kjo agjenci do të ketë dy njësi, për qëllime mjekësore dhe për qëllime industrial me veprimtari mbikëqyrëse, kontrolluese, inspektuese në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse”, tha Manastirliu.

Duke folur për qëllimet e këtij projektligji, Manastirliu u shpreh se nuk do të lejohet përdorimi i produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

“Efektet terapeutike njihen gjerësisht në mjekësi, efekte kundër dhimbjes kronike, për aspekte të sëmundjeve neurologjike, terapive që lidhen me sëmundje tumorale apo HIV-AIDS. Për sa i përket aspekteve ekonomike hap një degë të re, ashtu sikurse edhe në vende të tjera të cilat tashmë kanë një eksperiencë në këtë fushë. Ka një trend të rritjes së kërkesës për produkte dhe nënproduktet e tij”, tha ministrja.

Sipas saj, “ky projektligj do të gjejë një zbatim për sa i përket veprimtarive të licencuara në katër drejtime kryesore”.

“E para, për sa i përket importit të farës, fidanit apo riprodhimit të tyre; e dyta, për sa i përket kultivimit të kontrolluar të bimës së kanabisit mjekësor dhe industrial, prodhimit të nënproduktit ose produktit përfundimtar, qarkullimin e bimës, nënproduktit apo produktit përfundimtar të saj dhe deri në eksport. Këto do të jenë nënprodukte apo produkte të cilat do të shkojnë vetëm për eksport, pra për qëllime mjekësore, por i referohen eksportit jo përdorimit në vend. Pra në këtë fazë, ky projektligj nuk do të lejojë përdorimin e nënprodukteve apo produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Projektligji për “Kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” është konsultuar me grupet e interesit, shoqërinë civile, partnerë dhe Zyrën e BE në Shqipëri. Ky projektligj është bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Bima e kanabisit për qëllime mjekësore është i legalizuar në mbi 35 shtete, si Greqia, Izraeli, Danimarka, Kanadaja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Holanda. Në kontinentin evropian janë 22 vende që kanë një legjislacion specifik për përdorimin dhe eksportin e kanabisit për arsye mjekësore dhe industriale. /ATSH

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…