Asambleja e 76-të e OBSH, Manastirliu: Bashkëpunim ndërrajonal për fuqizimin e burimeve njerëzore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë


“Po ndërveprojmë në nivel rajonal dhe më gjerë për të adresuar sfidën e mobilitetit të mjekëve dhe fuqizimin e ekipeve mjekësore brenda vendit”, kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po zhvillon punimet në Gjenevë.

Duke adresuar sfidat shëndetësore postpandemisë, Manastirliu u shpreh se, “ne në Shqipëri kemi bërë hapa përpara për sa i përket mbështetjes të sistemit shëndetësor, fuqizimit të tij, aspekteve që lidhen me kujdesin shëndetësor për sa i përket kategorive vulnerabël dhe gjithashtu dhe adresimit të çështjeve që vijnë nga pandemia COVID-19, sikurse janë problematikat e shëndetit mendor”.

“Ne kemi tashmë filluar me zbatimin e strategjisë të kujdesit parësor, duke përfshirë dhe duke integruar në kujdesin shëndetësor shërbimet sociale. Kemi hapur 50 qendra shëndetësore të cilat tashmë ofrojnë dhe kujdes të integruar social dhe tashmë kemi objektivin që nga 2023 të zgjerojmë këto shërbime edhe me 50 qendra të tjera në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e 76-të të OBSH-së, ministrja Manastirliu foli për lëvizshmërinë e mjekëve dhe masat e marra për të adresuar këtë fenomen.

“Fokusi tashmë është drejtuar tek sfida e mobilitetit të profesionistëve të shëndetësisë, ku së bashku me vendet anëtare të OBSH, vendet e rajonit dhe vendet evropiane, ne do të vijojmë bashkëpunimin për të adresuar këtë sfidë, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar në mbështetje për të pasur dhe për të shfrytëzuar forma të ndryshme të bashkëpunimit, në mënyrë që të kemi një mbështetje më të madhe për burimet tona njerëzore për sa i përket trajnimit dhe edukimit të tyre në vazhdim dhe fuqizimit të stafeve dhe ekipeve mjekësore brenda vendeve”, tha Manastirliu.

Asambleja e 76-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, dr. Hans Kluge, politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore. /ATSH

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group

Global 360

Presidenti Macron akuzohet për tradhti ndaj Francës!

Mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, në Pallatin Elysée.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Si do ta shkruante Inteligjenca Artificiale romanin tim “Komploti”!

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group