Misioni i vëzhguesve të KiE: Zgjedhjet vendore në Shqipëri, kryesisht të administruara mirë

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dërgoi një mision vëzhgimi për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 në 61 bashki.


Me ftesë të autoriteteve shqiptare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dërgoi një mision vëzhgimi për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 në 61 bashki.

Misioni i Kongresit u drejtua nga Stewart Dickson (Mbretëria e Bashkuar, GILD) dhe përfshinte 20 vëzhgues të Kongresit, 15 prej të cilëve anëtarë të Kongresit, një ekspert dhe katër punonjës të Sekretariatit nga 16 vende.

Shpërndarja në terren ditën e zgjedhjeve u parapri nga takime përgatitore në Tiranë më 12 dhe 13 maj me përfaqësues të trupit diplomatik, OJQ kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqata kombëtare të autoriteteve vendore si dhe media.

Delegacioni i Kongresit u takua gjithashtu me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela.

U organizua një takim informues me ekipin kryesor të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe vëzhguesit afatgjatë, si dhe me delegacionin e Parlamentit të BE-së. Programi përgatitor u plotësua me takime me kandidatë për zgjedhjet vendore dhe përfaqësues të partive, si dhe me anëtarë të delegacionit shqiptar në Kongres.

Në ditën e votimit, dhjetë ekipe të Kongresit u vendosën në qytete dhe zona të ndryshme rurale të vendit.

“Ne mirëpresim mënyrën paqësore në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. Megjithatë, shqetësimet e vjetra të Kongresit përfshijnë vështirësitë teknike dhe procedurale në ditën e zgjedhjeve, përfaqësimin e ulët të grave, si mes kandidatëve ashtu edhe në administratën elektorale, dhe mungesën e aksesit të qendrave të votimit për votuesit me aftësi të kufizuara”, tha Stewart Dickson.

“Përveç kësaj, zgjedhjet lokale duhet të jenë një mënyrë që qytetarët të vendosin prioritetet për çështjet lokale, gjë që për fat të keq, ashtu si edhe më parë, nuk ndodhi në këto zgjedhje”, tha ai.

Misioni përfundoi me një konferencë të përbashkët për shtyp me OSBE/ODIHR dhe Parlamentin Evropian të hënën, 15 tetor 2023, në orën 15:00, në Hotel International në Tiranë.

Draftraporti dhe rekomandimi i Kongresit do të dorëzohet për miratim në seancën e 45-të të Kongresit në tetor. /ATSH

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group

Global 360

Presidenti Macron akuzohet për tradhti ndaj Francës!

Mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, në Pallatin Elysée.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Si do ta shkruante Inteligjenca Artificiale romanin tim “Komploti”!

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group