Unë nxitoj të jetoj!

Koha që kemi ne dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.


Nga Dr. Isidor Koti

Unë nxitoj të jetoj!

Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë.

Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt, por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi …

Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët…

Dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë, që dine të buzëqeshin me gabimet e veta, qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre, qe nuk e konsiderojne veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne, që nuk ju ikin përgjegjësive të veta, qe mbrojne dinjitetin njerëzor, që duan te jene në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe per te cilet gjëja me thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për të jetuar…

Po!

Unë nxitoj të jetoj jeten me intensitetin qe vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele”të vetme nga ato qe me kane mbetur pa i shijuar.

Koha që kemi ne dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.

Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni ate!

Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni ate!

Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë me!

Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.

Shpresoj edhe ju … sepse në një mënyrë apo në një tjetër te gjithe luftojme për një të ardhme më të mirë …

Dhe gjithmonë kujtoni:

Para se të diskutoni, merrni frymë!
Para se të flisni, dëgjoni!
Para se të kritikoni, shikoni veten!
Para se të shkruani, mendoni!
Para se të lëndoni, ndjejeni atë!
Para se të hiqni dorë, provoni!
Para se të vdisni, jetoni!

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…