“Dyert e Hapura të Ambasadës” shqiptare në Uashington

Që nga viti 2016 kur mori pjesë për herë të parë, mbi 25.000 qytetarë amerikanë kanë vizituar Ambasadën gjatë këtij aktiviteti


Tashmë traditë, “Dyert e Hapura të Ambasadës” në Uashington DC.

Fundjavën që sapo kaloi, Ambasada e Shqipërisë mirëpriti qytetarë të Uashington DC e zonave përreth. Ky aktivitet, aq sa cilësor dhe masiv ka si qëllim “xhiron e botës” përmes vizitës së Ambasadave dhe prezanton bashkësinë diplomatike në Uashington, kulturën dhe traditat e larmishme të secilit vend që ato përfaqësojnë. Këtë vit, mbi 60 ambasada hapën dyert për të pritur vizitorët amerikanë.

Që nga viti 2016 kur mori pjesë për herë të parë, mbi 25.000 qytetarë amerikanë kanë vizituar Ambasadën gjatë këtij aktiviteti, të cilët kanë marrë me vete një kujtim dhe një pjesë nga Shqipëria. Ambasada është fokusuar në promivimin e vendit tonë me një tematikë të caktuar. Këtë vit, #PassportDC u fokusua tek promovimi i turizmit, faunës shqiptare dhe trashëgimisë natyrore të disa llojave të shpendëve, ku nuk mungoi këndi i ushqimit tradicional si dhe mësimi i fjalëve në gjuhën shqipe.

Për të njohur vizitorët me vendet më atraktive turistike u dedikua një hapësirë e posatshme, ku pjesëmarrësit u njohën në detaje me ofertën e larmishme që ofron turizmi shqiptar. Më konkretisht, mbi mundësitë e shumta të aksesimit të turizmit shqiptar, ambasada ftoi përfaqësuesit e agjensisë turistike Globus Travel, që operon me zyrat e saj edhe në Nju Jork, të cilët i njohën pjesëmarrësit me vendet më të spikatura dhe preferenciale të turistëve të huaj, mundësitë e akesimit dhe ofertat reale për të vizituar Shqipërinë këtë vit.

Një vëmendje të veçantë mori edhe fauna shqiptare. Një ekspozitë fotografike shoqëroi aktivitetin për të njohur uashingtonasit me shumëllojshmërinë e shpendëve që ofron Shqipëria. Z. Jetmir Troshani, i cili bëri të mundur organizimin e ekspozitës, mundësoi prezantimin e karakteristikave të faunës shqiptare duke ofruar dhe informacionet e sakta mbi vendet se ku mund të vizitohet kjo faunë e bukur.
Aktiviteti u ndërthur me prezantimin me mësimin e “fjalëve magjike” në gjuhën shqipe, fotot e panumërta nga Shqipëria dhe interesin mbi traditat tona të veçanta.

Edhe këtë vit, aktiviteti kulmoi me organizimin e një shorteu “DVLotaryAlbania2023”, i cili ofroi një paketë turistike 10-ditore për të vizituar Shqipërinë për dy individë. Një numër tepër i lartë i pjesëmarrësve priti me emocion hedhjen e shorteut nga ky dolën dy fitues, Aviv Sheriff dhe Nicole Annunziata. Një falënderim i veçantë i shkon kompanisë Globus Travel, e cila mundësoi një paketë të plotë turistike falas për 10 ditë e cila përfshin fluturimin dhe akomodimin falas gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ambasada falenderon për punën e dedikuar ofruar në këtë aktivitet nga i gjithë stafi i ambasades, një numër vullnetarësh dhe të gjithë ata që mbështetën realizimin e kësaj veprimtarie.

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.