Yuri, blogerja e turizimit shqiptar!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com dhe Bloger.al

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i shfrytëzon fundjavat për ta njohur “Shqipërinë turistike”.

Me një hartë që e mban gjithmonë me vete, ajo piketon destinacionet më tërheqëse të Shqipërisë. Për të nuk ka rëndësi nëse sot ngjit malin e Korabit, apo një ditë tjetër zgjedh Urën e Katiut në Përmet, bregdetin e Vlorës apo buzë liqenit të Pogradecit.

Ajo është e dashuruar me Shqipërinë. Që castin kur shkelin “Vendin e Shqiponjave”!

Mesazhi që Yuri shkëmben me sopranon shqiptare me famë ndërkomëtare, Ermonela Jaho, tregon qënien e saj: “Eshtë nderi im të jem në Shqipëri. Shpresoj që ju të ktheheni dhe të performoni një ditë ndërkohë që unë jam këtu. Ti je shumë argëtuese”.

I pëlqen të fotografohet me flamurin kuqezi në sfond: në Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Shkodër apo Elbasan.

Yuri Kim po përgatitet për sezonin e ri diplomatik, dhe për këtë ajo zgjedh të ngjitet në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë!

“Nuk e di nëse është sepse rrënjët e familjes sime janë në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë! Unë nuk isha më e shpejte ose më e forta, dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund, dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku,” shkruan Kim në postimin e saj.

Valbona dhe Thethi janë një bukuri përrallore. Dhe Yuri e ndjen madhështinë e Parkut Kombëtar të Thethit.

Një “selfie”, pranë shtatores së Ali Pashë Tepelenës, gjatë një kalimi të saj në qytetin e Tepelenës.

“Nuk mund t’i rezistoja një ndalimi të shpejtë në Tepelenë, tek Ali Pashë Tepelena, gjatë kthimit tim në Tiranë nga Kakavija, ku së bashku me ministrin e Brendshëm shqiptar, Bledar Çuçi, Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philipidou dhe unë, nënvizuam mbështetjen e fuqishme, kontrollin e zgjuar të kufijve që lehtëson tregëtinë dhe udhëtimin, ndërkohë që luftojmë aktivitetin kriminal”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj në Instagram.

Në Përmet ajo fotografon ambasadores e Suedisë, Elsa Hastad, por dhe një misër i pjekur i shijon shumë në qytetin e luleve. Në Tepelenë e qirasin me shegë.

Por, edhe pak uzo i shijon shumë me banorët e fshatit Vuno, të Qarkut të Vlorës.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke berë një pushim të shpejtë për të rimbushur energjitë. Shkova në Vuno, për një kafe në sheshin e fshatit, dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur. Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedën për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, shkruan Kim.

Edhe Dhërmiu, me shtëpitë e tij karakteristike dhe të rijetëzuara, i lë mbresa të vecanta. Zonjat e Dhërmiut janë të këndshme në bisedë, por edhe mikpritëse. I ofrojnë raki dhe gliko ambasadores, dhe njëra prej tyre e fton në shtëpinë e saj dhe i dhuron edhe fiq.

Gjirokastra është një tjetër destinacion i prereruar i Yuri Kim.

“Të dua Gjirokastër”, ky është mbishkrimi me të cilën Kim ka vendosur që të shoqërojë fotot e bukura të shkrepura në një nga vendet më historike të Shqipërisë. Ajo ka kryer një vizitë në kalanë e Gjirokastrës dhe ka takuar qytetarë të ndryshëm, me të cilët ka bërë edhe foto.

“Ditë magjike në Gjirokastër”, shkruan Kim për qytetin e gurtë të Ismail Kadaresë. Pozon e rrethuar nga lulet te muret e Kalasë. E qeshur. Si dritë. Në axhendë është edhe vizita në Kishën Labova e Kryqit, në Libohovë, ku mahnitet nga ikonostasi.

\

“Berati është i këndshëm – një qytet i bukur, me guida të mrekullueshme, kisha të vjetra dhe ikona që të lotojnë sytë. E lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar për të zhvilluar turizmin”, shkruan Kim.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad, vizituan Peshkopinë, ku panë nga afër qendrën lokale të turizmit që është mundësuar me mbështetjen e USAID-it dhe SIDA Sweden.

Ato zhvilluan takime miqësore me banorë të Peshkopisë, me të cilët pinë edhe kafe.

“Në vizitën time të parë në Peshkopinë, Dibrenë e bukur, me ambasadoren Elsa Håstad. Vizituam qendrën lokale të turizmit që është mundësuar me mbështetjen e USAID-it dhe SIDA Sweden. Po ashtu takuam qytetarë miqësorë përgjatë ecjes sonë në bulevardin kryesor, duke përfshirë disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu dhe Xhemal Jashari për kafen dhe bisedën. Biem dakord 100% që Dibra ka një potencial të madh dhe duhet të zhvillohet më shumë”, shkruan në Instagram, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Korca e frymëzon për ikonat e bukura, ashtu si “Zonja nga qyteti” e fton për një fton “Ambasadoren nga Amerika”.

Pogradeci e frymëzon ambasadoren amerikane. Teksa ka publikuar një foto piktoreske nga liqeni i Ohrit, Yuri Kim përshëndet ndjekësit e saj me disa vargje nga poezia e njohur e poetit të njohur pogradecar, Lasgush Poradeci, ‘Mëngjes’.

“Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Vlora dhe bregdeti i saj nuk ka sesi të mungojnë në “hartën turistike” të Yurit.

Gjatë një shëtitje buzë detit Kim është takuar me banorët e zonës dhe peshkatarët. “Jam e lumtur që po nis javën me një shëtitje në plazhin e Vlorës”, shkruan ambasadorja.


….

Kim është promovuese e Agroturizimit shqiptar. “Mrizi i Zanave” është ndoshta një nga shembujt më të mirë.

Muzika popullore e luajtur me cifteli e tërheq pa masë! E lumturon! Por, edhe një ndeshje pingpongu e lumturon gjithashtu!

SHKODER

Kalaja e Krujës dhe Muzeu i Skënderbeut e joshin në maksimum!

 

–/–

KOLAZH ME FOTO

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…