Veliaj: Rrogozhina sot është transformuar

Turi i gjelbër i kësaj fushate për drejtuesin e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi në Rrogozhinë


Turi i gjelbër i kësaj fushate për drejtuesin e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi në Rrogozhinë, ku garon për një tjetër mandat në krye të bashkisë, Edison Memolla.

Veliaj tha se, falë punës së përbashkët me qeverinë, Rrogozhina sot është transformuar, ndërsa theksoi se, kjo do të jetë fushata që do të mbahet mend për kontributin ndaj mjedisit në çdo takim të zhvilluar.

“Sapo mbollëm disa pemë në një park që bëhet gjithmonë e më i bukur, gjithmonë e më i gjelbër. Shoh pemët që mbollëm me kryeministrin, shoh që kanë dalë gjethet e para, sythet e parë dhe një gjë ka rëndësi: Edhe ata pak veta që ndoshta për arsye ideologjike vazhdojnë me ata të tjerët, kur të mbarojë fushata, do shohin që ajo pema ka çelur dhe ajo hija do jetë aty dhe për ata, ai gjelbërim do jetë aty edhe për ata, ky oksigjen do u shërbejë dhe atyre, se sa herë që Partia Socialiste merr një punë në dorë e çon deri në fund, e çon përpara”, deklaroi ai.

“Edi Rama ka dhënë dorën më të madhe që Rrogozhina të ecë përpara, që ato 8 shkolla të realizohen, ato rrugë të bëhen, ai ujësjellës të mbarojë. Ndaj bashkimi bën fuqinë dhe ne të majtët funksionojmë me parimin, një për të gjithë dhe të gjithë për një dhe kur Edisoni, kur Etjeni, kur skuadra jonë, kur Edi Rama ishin për Rrogozhinën, sot ka ardhur koha të themi: Edhe Rrogozhina do të jetë për Edisonin, për Shpatin, për Partinë Socialiste e për Edi Ramën, sepse një për të gjithë e të gjithë bashkë për një,” shtoi Veliaj.

Sot, tha Veliaj, “kemi një Rrogozhinë, e cila nuk është një xhep që njerëzit e harronin, apo ku ti kaloje për 30 sekonda dhe i kushtoje vëmendje vetëm tabelës. Sot në Rrogozhinë ka jetë, ka djem e vajza që dalin me nota të shkëlqyera, ka shkolla më të mira se ndoshta disa nga shkollat e Tiranës, ka ujë 24 orë në shumicën e njësive administrative, por puna nuk duhet të ndalojë. Unë besoj që ditët më të mira për Kavajën, për Tiranën ne i kemi përpara”, vijoi ai.

Kandidati Memolla në fjalën e tij, renditi disa nga investimet e kryera gjatë viteve që ka drejtuar bashkinë.

“Kemi bërë projekte të rëndësishme në bashkinë tonë, siç janë 8 shkolla, rrugë, 4 ujësjellës që janë në vazhdim. Kemi një nga superprojektet që po vazhdon dhe shumë shpejt nis puna për rrugën që lidh Spillenë bashkë me Vilë Bashtovën, që është një superprojekt, që do t’i hapë rrugë një turizmi elitar në zonën tonë, do t’i hapë rrugë bujqësisë që të shesë produktet, do t’i hapë rrugë blegtorisë”. /ATSH

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”