Veliaj prezanton projektet për shkollat e reja në Tiranë: 40 me zero është një rezultat mbresëlënës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet dhe planin e bashkisë për mandatin e ardhshëm.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet dhe planin e bashkisë për mandatin e ardhshëm.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se, Tirana ka nevojë për të paktën edhe rreth 12 shkolla të reja, duke iu referuar numrit të popullsisë që ka aktualisht.

Ai tha se, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy shkolla në rrugën “Tre Dëshmorët” në Kombinat, dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një tjetër shkollë në vijën e parë të Astirit.

“Unë besoj se për popullsinë që kemi tani duhet të ketë edhe 10 shkolla të tjera, rreth 10-12 shkolla të tjera. Janë ndërtuar në mënyrë të njëtrajtshme. Sepse janë ndërtuar shkolla dhe në Pezë. Katër shkolla në Pezë. Në Pezë kishte lënë territor komuna. Kishte një plan urbanistik Peza. Nuk kishte lekë. Por kur erdhi bashkia e madhe e futi dhe Pezën brenda, komuna tha ja ku i kemi tokat për shkolla, por nuk kemi pasur para se nuk na dilte. Të njëjtën gjë bëri edhe Petrela. Por Komuna e Petrelës, demokratë kanë qenë edhe ata nuk e kanë problem. Duke pasur bashkinë arritëm që ta bënim edhe në komunën e Petrelës. Ajo që na ka ndodhur është se në zonën e Astirit nuk kemi pasur asnjë terren. Pavarësisht se ishte vetëm 20 metra në vijë ajrore në anën tjetër të rrugës “Teodor Keko” nga njësia 7. Në fakt njësia administrative ishte kufiri i Kasharit me Tiranën. Aty mbaronte vija e verdhë. Sot jemi në një situatë ku edhe aty i kemi gjetur terrenet. Do jenë dy shkolla te rruga “Tre Dëshmorët” pas Kombinatit të mishit në Yzberisht, do jenë dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një shkollë tjetër në vijë të parë të Astirit. Mandatin tjetër ajo do quhet lagja Rilindja se do ketë përfituar më shumë”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se, ndërtimi i shkollave vitin e shkuar u bllokua për shkak të rritjes së çmimeve të çelikut dhe betonit si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkë me 5 shkollat e Astirit, Veliaj tha se, do të ndërtohen edhe katër shkolla të tjera tek kopshti Botanik, në zonën e Parkut Olimpik dhe Sauk.

Veliaj theksoi se, bashkia që ai drejton ka ndërtuar 40 shkolla dhe krahasohet me një administratë që në katër vite nuk bëri asnjë shkollë.

“Në zonën e Astirit kemi 5 shkolla. Çfarë ndodhi vjet? Vjet ndodhi që kur ne u përgatitëm për të hedhur lotin, pasi kishim zgjidhur të gjithë konfliktet e pronësisë u rrit çmimi i jashtëzakonshëm i çelikut dhe betonit. Nuk erdhi askush të bënte shkollat. Me të drejtë thonë që me 3-fishimin e çmimeve që pësuam prej një lufte që nuk e organizuam ne, u bë e pamundur që me ato buxhete që ne kishim bërë një vit përpara që të vinte dikush të aplikonte. Tani janë kthyer çmimet në realitet, kemi sqaruar dhe tokat dhe do kemi, jo vetëm 5 shkollat e Astirit, një shkollë e kemi te cepi i Kopshtit Botanik. Një shkollë tjetër e kemi te parku Olimpik, shkolla “Dritëro Agolli”. Kemi edhe dy shkolla të tjera në Sauk. Është pa dyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi bërë 40. Krahasohemi me një administratë që nuk ka bërë asnjë shkollë. Përkundrazi, shkollën “Betim Muço” e ktheu në shesh për pallat në Kombinat, shkollën “Kosova” e kishte bërë lejen gati për pallat dhe fushën e Laprakës e kishte bërë gati për pallat. Unë i kuptoj këta, unë jam gati të jap llogari. Pse 40 dhe jo 50? 40 me zero është prapë një rezultat mbresëlënës”, deklaroi ai.

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”