Pakica Kombëtare Egjiptiane

Egjiptianët e Shqipërisë tashmë janë një pakicë kombëtare prezente që prej shekullit XIII – XII p.e.s


Egjiptianët e Shqipërisë tashmë janë një pakicë kombëtare prezente dhe historike në Shqipëri dhe në Ballkan që prej shekullit XIII – XII p.e.s. Kjo pakicë kombëtare me origjinë nga Egjipti i lashtë përkon me epokën e revolucionit të hekurit. Kërkimi, eksplorimi, transporti i hekurit, nevoja për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të tjera fakte sociale, ishin arsyet e shpërnguljes në mënyrë të vazhdueshme nga Egjipti i lashtë drejt Ballkanit, pikërisht edhe në Shqipëri. Këto lëvizje të kësaj pakice përkojnë me kohën e Ramsesit të II- të.

Karakteristikat dhe veçoritë dalluese: Pakica Egjiptiane shquhet për mjeshtra të përpunimit/farkëtimit të hekurit dhe metaleve, të enëve të baltës/qeramikës dhe qëndistarisë. Në disa zona të Shqipërisë janë ruajtur me fanatizëm disa veshje popullore. Fizionomia antropologjike dhe ngjyra e errët lëkurës, vendbanimet pranë kalave të qytetetve respektive, këngët dhe vallet. Egjiptianët e Shqipërisë që prej lashtësisë shquhen për bashkëjetesë dhe harmoni me pakicat e tjera kombëtare dhe me Shqiptarët. Identiteti dhe gjuha: Për shkak të përshtatjes, dëshirës për t’u integruar, shekujve, por edhe faktorëve të tjerë socio – ekonomik, politike, pozicionimit gjeografik, statusit si emigrant, gradualisht identiteti i Egjiptianëve filloi të zbehej gjatë Perandorisë Osmane në Ballkan. Si pasojë e këtyre faktorëve ndikues humbi edhe gjuha. Identiteti/emërtimi zyrtar është “Pakicë Kombëtare Etno – Kulturore”.

Vendbanimet e Egjiptianëve të Shqipërisë: Kjo pakicë kombëtare gjëndet pothuajse në çdo qytet dhe fshtat të Shqipërisë. Përqëndrimi më i madh i tyre është në qytetet e Tiranës, Beratit, Korçës, Kuçovës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Përmetit, Lezhës, etj. Numri zyrtar i pakicës egjiptiane në Shqipëri sipas censusit të vitit 2011, është 3368.

Dita Kombëtare e Pakicës Egjiptiane të Shqipërisë është 24 Qershor.

Marre nga faqja zyrtare Komiteti për Pakicat Kombëtare

“Gjurmë të estetikës shpirtërore”

Përmbledhja me tregime “Dy gratë e një burri”, i autores Laura Olldashi

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Gjurmë të estetikës shpirtërore”

Përmbledhja me tregime “Dy gratë e një burri”, i autores Laura Olldashi