Panairi “Slow Food”, Krifca: Prodhuesit tanë, pranë tregjeve ndërkombëtare

11 prodhues shqiptarë të talentuar, që tashmë kanë krijuar markë me prodhimet e tyre autentike u prezantuan në Panairin “Slow Food” 2023, Stuttgart, të Gjermanisë


11 prodhues shqiptarë të talentuar, që tashmë kanë krijuar markë me prodhimet e tyre autentike u prezantuan në Panairin “Slow Food” 2023, Stuttgart, të Gjermanisë si pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve në tregje të reja ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në panair, me mbështetjen e MBZHR dhe nënkujdesin e veçantë të ministres së Bujqësisë Frida Krifca, ishte rast shumë i mirë për të parë zhvillimin e prodhimeve shqiptare që nuk janë thjesht vetëm bujqësore, blegtorale, por vijnë të përpunuara si një cikël i plotë.

Ministrja Krifca publikoi fotogalerinë e pjesëmarrjes në panair, ku i pranishëm ishte edhe ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir.

“Këto produkte ushqimi janë pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve më të thella të Shqipërisë nga jugu e deri në veri vendit. Janë pikërisht këto prodhime autentike që po zgjojnë vlerë të shtuar në agroturizmet lokale, po zgjerojnë kërkesën për eksporte dhe po inkurajojnë angazhmin e banorëve të këtyre zonave, për të shtuar prodhimin që është mjaft i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj”, tha ministrja Krifca.

Përmbyllet me sukses Panairi “Slow Food” 2023, Stuttgart, Gjermani, një tjetër mundësi që afroi prodhuesit tanë me…

Posted by Frida Krifca on Monday, April 17, 2023

Prodhimet tipike me bazë gjeografike janë një shembull shumë i mirë sesi funksionon përparimi e mbështetja e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.

Ministrja shprehu angazhimin për një mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, ku veçoi edhe përkrahjen e prodhuesve për promovimin e tyre në panairet ndërkombëtare.

“Panairi “Slow Food” 2023, Stuttgart, Gjermani, një tjetër mundësi që afroi prodhuesit tanë me tregjet ndërkombëtare më të sofistikuara, ku u prezantuan denjësisht përmes shijes, cilësisë, njerëzores. Thjesht, ekselencës shqiptare”, theksoi ministrja.

45 produkte të kultivuara, të vjelura apo të përpunuara në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, përgjatë bregdetit apo në vargmalet malore ishin pjesë e stendës shqiptare në Panairin “Slow Food” në Shtutgart.

Krifca ishte e pranishme me ftesë të posaçme të ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir, në Panairin Slow Food 2023, Shtutgart, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues nga e gjitha bota.

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…