Bujar Ramaj, vlonjati me pasaportë përmetare

Me rastin e 70-vjetorit – Ushtarak model. I këndshëm në bisedë. Demokrat në shpirt.


Nga Dash Frashëri, moderator i grupit “Përmetarë në Vite”

Dr. Bujar Ramajn e konsideroj mikun tim më mistik.

Me një mister që fshihet pas një fytyre ëngjëllore. Të bekuar nga zoti! Të cilit ai i beson. Dhe shkruan për të. Argumenton. Të bind!

Në fakt, edhe pse ai nuk është një permetar “14 karatësh” në orgjinën e tij – ai ka lindur në Shkozë të Vlorës, dua ta uroj në 70-vjetorin e lindjes në emër të grupit “Përmetarë në Vite”.

Shkoza

 

Për më tepër që Shkozën dhe Përmetin e lidhin ujërat e Lumit Vjosa, lumit të egër të Europës, por me që në valët e tij lahen njërëzit më dashamirës dhe BUJARË.

Bujari e ka merituar prej disa dekadash “pasaportën” e qytetit më të bukur në Shqipëri.

Dhe kjo falë Mozës së Ing. Jorgo Thomollarit. Bashkëshortes së tij. Një prej vajzave më të hijshme të Pëmetit të viteve 1980, por që nuri i saj shkëlqen edhe sot e kësaj dite!

Bujari është dhëndri i rrugës sime. “13 Shtatori”.

Vetëm 30 metra i ndanin shtëpitë tona. Moza, bashkëshortja e tij, jetonte në njëjtën ndërtesë ku banonte edhe Klara Kreci Apostolatu, një prej dy administratorëve tëe grupit “Përmetarë në Vite”.

Ushtarak model. I këndshëm në bisedë. I hapur edhe për temat e ndaluara të kohës para ndryshimit të regjimit. Demokrat në shpirt.

Sa herë që takohemi në Tiranë, mësoj shumë prej tij. Kuptoj botën e madhe të një akademiku, të cilin edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare e vlerëson me respektin që e meriton. Pa përmendur, këtu miq të tillë si poeti Sadik Bejko apo arkitekti Vasil Gjika.

Bujari është një besimtar i mirë.

Po postoj vetëm këtë status të tij të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Nje njeri i Zotit ka thene: “Në këtë libërth, kam ndërmend t’i tregoj botës se epoka jonë, sa më shumë është zhvilluar nga ana materiale, aq më shumë ka rënë nga ana shpirtërore, madje shpirtrat nuk e kanë më as durimin për të ndierë vërtetësitë fisnike. Po t’i hedhim një sy të vëmendshëm gjendjes së njerëzve, do të dalim në përfundimin se një forcë shumë tërheqëse fshehtas po i ndjell ata drejt rënies, saqë ata po lëvizin çdo çast e më shumë drejt një gremine, të cilën, me fjalë të tjera, mund ta quajmë si “gjendja më e ulët”.

Vajza e tij, Alketa Ramaj, është ndër piktoret më të talentuara në Shqipëri. I kam parë disa punë të saj. Të shkëlqyera. Me penelata të bukura, si vetë ngjyrat e qytetit të luleve, Përmetit. Me një individualitet të spikatur, një filozofe arti.

Lexo më shumë nga

Raporti i Transparency International, Rama: Pozicioni më i mirë ndonjëherë, të parët në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International,…

Global 360

Osmani, takim me Macron në Paris: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Raporti i Transparency International, Rama: Pozicioni më i mirë ndonjëherë, të parët në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International,…