Kafja më e mirë në botë pihet në Përmet, te bujtina e Kristaq Cullufes!

E shoqja një basketbolliste e njohur, Florinda Nika, përgatiti darkën e rrallë për miqtë nga Durrësi.


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Largohemi nga Përmeti, për të rrugëtuar drejt Buhal-os. Lëmë mjetin poshtë fshatit dhe ecim në këmbë në mjedis të vështirë malor.

Arrijmë në Buhal. Natyrë mahnitëse dhe mbrëmje për t’u mbajtur mënd.

Arrijmë në shtëpinë 120-vjeçare të Kristaq Cullufes, ku dominojmë një reliev të pazakontë mahnitës, ku qielli bashkohet me majat e maleve dhe ngjyra jeshile bën kërdinë.

Nga Buhal, shtrihen të ngulur në gjoks të maleve fshatërat Kutal, Zilehush, Hotovë, Kosina dhe Mokrricë, duke qendruar ngjitur si gishtat e një dore.

Oh çnatyrë! Bëj dy foto. Në njërën duket Vjosa e famshme, që këtu rudhet për ta fituar fuqinë rrugës, deri kur të tretet në Adriatik.

Biseda me të zotin e shtëpisë, energjikun dhe pasionantin e njohur në të gjithë Përmetin, për mbledhjen e relikeve Kristaq Cullufe, ndizet si vetë zjarri votrës ku jemi mbledhur.

E shoqja një basketbolliste e njohur e Përmetit Florinda Nika, Kristaqi dhe i biri Mandi, përgatisin darkën e rrallë për miqtë nga Durrësi. Menyja tradicionale e fshatit, kombinuar me ajrin e pastër me ngjyrë kristali, e bëjnë këtë mbrëmje përrallore.

Kafja më e mirë në botë

Herët. Mëngjesi më gjen në një lartësi 500 metra mbi nivelin në fshatin Buhal.

Kam dy ballkone.

Njëri që konsumoj këtë kafe të rrallë dhe tjetri ballkoni natyror, që më vendos në lartësinë e mbi fshatrave.

Turkja e të zotit të shtëpisë, kokeksionistit të rrallë Kristaq Cullufe, kombinuar me rakinë e Vasil Hilës, më jep të drejtën të trajtoj këtë kafe nga më joshëset në botë.

Ju përshëndes nga këtu, për të qenë mirë ju atje!

Bujar
Fshati Buhal i Përmetit, bujtina e Kristaq Cullufes, 2 prill 2023

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…